Tabela me shkrimin “Ndal policia” ndodhej fare pranë policit i cili humbi jetën dhe kolegut të tij që mbeti i plagosur në gjendje kritike në postbllokun rutinë të ngritur në zonën e Kamzës.
Selami Lena nuk ia doli mbanë t’i mbijetonte përplasjes nga automjeti që nuk i ndaloi atij dhe shtatë oficerëve të tjerë që ndodheshin në postbllok. Efektivi i policisë ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërkohë që punonjësi tjetër i policisë, Preng Lleshi ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Skenari është gati-gati i njëjtë me atë të shumë kohëve më parë, ku një tjetër oficer policie mbeti i vrarë si rezultat i shpejtësisë marramendëse të automjeteve që nuk i binden policisë për të ndaluar.
Postblloku i policisë ishte ngritur, tha një zyrtar, sikurse edhe herë të tjera në vijim të masave të komisariatit numër pesë dhe Drejtorisë së Tiranës. Ai përbëhej nga tetë efektivë policie dhe në çastet kur dy oficerët po kontrollonin një automjet me targa greke, automjeti tip BMW. i cili po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka përplasur efektivët të cilët në atë kohë, sipas versionit jo zyrtar, kanë tentuar të lëshojnë sinjalin “ndal policia”.
Autori deklarohet se e ka braktisur automjetin luksoz në periferi të Kamzës në një kohë që identiteti i tij është identifikuar sipas një burimi të "Top-Channel" me emrin Edmir Islam Koleci.
Homazhe për policin e rënë në krye të detyrës
Me qindra efektivë të policisë, zyrtarë të shtetit, përfaqësues të forcave politike dhe qytetarë të thjeshtë bënë homazhe pranë trupit të pajetë të efektivit të policisë rrugore, Selami Lena.
Ceremonia, e nisur nga ora 13:00 e ditës së dielë, u mbajt në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në Tiranë.
Lena humbi jetën në krye të detyrës, pasi u godit nga një automjet në lëvizje, që nuk iu bind urdhërit të tij për të ndaluar, pranë qytetit të Kamzës.
Së bashku me Lenën, i plagosur rëndë mbeti efektivi Preng Lleshi, ndërsa autori i krimit, i identifikuar si 37-vjeçari Edmir Koleci është shpallur në kërkim.
I pranishem ne homazhe, kryeministri Berisha shprehu ngushellimet e tij familjes se deshmorit Lena, ndersa premtoi se "ligji do te godase me te gjithe forcen e tij autorin e kesaj vepre kriminale".
Njekohesisht, Berisha i uroi sherimin sa me te shpejte efektivit te dyte te policise, i cili sic e pranoi vete kryeministri, nga informacionet e tij te fundit, mbetet ne gjendje teper te rende per jeten.