Ajo është një ngjarje që po komentohet shumë. Më në fund shkencëtarët rusë kanë arritur të shpojnë 4 kilometra akull të Antarktidës për të arritur në një liqen që ka qenë i vulosur prej 20 milion vitesh.
Një nga shkencëtarët veteranë, John Priscu, thotë se pret të shohë organizma unikë në këtë liqen.
Ndërkohë mendohet se pranë liqenit Vostok, të varrosur në akull prej miliona vitesh, ekziston edhe një bunker që nga koha e nazistëve. Agjencia shtetërore ruse Ria Novosti thotë se aty mund të ketë dosje sekrete të kohës së nazizmit. Një teori është se aty është sjellë me një nëndetëse trupi i Hitlerit dhe ai i Eva Braunit me shpresë për tu klonuar nga ADN-ja e tyre.
Por mikrobiologët e kanë mendjen tek organizmat që do gjenden aty. Projekti po vëzhgohet nga afër nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Ruse.
Një shpresë është për të kuptuar se si mund të jenë kushtet në hënën e Jupiterit, Europa, ku uji është i varrosur nën një shtresë të madhe akulli.
Tani pritet të testohet uji që është nxjerrë nga liqeni. Vjet ekspedita u ndal për shkak të kushteve atmosferike. Pak ditë më parë u fol se shkencëtarët që po shponin akullin ishin zhdukur në mënyrë misterioze. Fakti që liqeni nuk ka pasur asnjë kontakt me ndotësit e prodhuar nga njerëzit ka nxitur interesin e shkencëtarëve se aty mund të jenë ruajtur format më të hershme të jetës në tokë.