Kohëve të fundit është thënë se Verizon do të lansojë modelin e ri të Motorola’s, Droid 4, ndërsa tani thuhet se modeli më i ri i telefonit Android do të prezantohet më 10 shkurt.
Droid 4 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç qHD, rezolucion 540 x 960 piksel, procesor me dy bërthama me 1.2 GHz, si dhe 1GB RAM.
Karakteristikat tjera të Droid 4 përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, tastierë QWERTY, 16GB memorie të brendshme, si dhe mikro SD kartelë e cila mund ta rris kapacitetin e memories për 32GB shtesë.
Telefoni i ri i Motorola’s vjen me rrjetet 4G LTE, WiFi dhe opsionin për ta shndërruar telefonin në një lidhje interneti për tetë pajisje të ndryshme. / Telegrafi /