Motorola do të hedh në treg telefonin e saj të ri më 10 shkurt. Droid 4, një telefon që ofron lidhje 4G do të kushtojë 200 dollarë. Droid 4 është versioni i fundit i familjes QËERTY Android të prodhuara nga Motorola.
Ky telefon do të blihet edhe me një tastierë më të madhe se ajo normale por kjo do të kushtojë 100 dollarë ekstra.
Ky telefon do të ketë një procesor dual-core 1.2Ghz, ekran 4-inch dhe një rezolucion 940 x 540 dhe një kamera 8 megapikse. /albeu.com/