Revista Vogue e quante ate “Trëndafili i shkretëtirës”, ndërsa një gazetë në Francë shkruante se “ajo është një dritë në një vend plot errësirë”. Por kur së fundmi “Time” e pyeti përmes postës elektronike se çfarë mendon Zonja e parë e Sirisë për të gjitha brutalitetet që po shkakton në Siri bashkëshorti i saj, ajo i zhgënjeu të gjithë, kur tha se “unë e mbështes atë plotësisht”.
Së fundmi, në një lëvizje të mirëstudiuar propagandistike ajo zhvilloi një takim me një grup aktivistësh. I ftoi vetë ata për të dëgjuar se me çfarë problemesh humanitare po përballen gjatë këtyre ditëve të vështira që po kalon “Siria”. Një prej atyre aktivistëve të rinj që ndodhej në atë takim, i cili refuzopi të tregonte emrin e tij për shkak të frikës tha: “Ne i folëm asaj për forcat e sigurisë që po masakrojnë njerëzit e thjeshtë. I treguam edhe se si ushtria ndalon makinat apo ambulancat me njerëz të plagosur që të mos lejojë që ata të shkojnë në spital… Mirëpo nuk pati asnjë reagim… asnjë muskul i fytyrës nuk i lëvizi, njësoj sikur të ishte duke dëgjuar për gjëra mëse të zakonshme që ndodhin çdo ditë…
Në një email me fjalë të përzgjedhura me kujdes për “Time”, Asma Assad ofroi mbështetje të plotë për të shoqin dhe forcat e sigurisë, që po shtypin opozitën. “Presidenti është president i Sirisë, jo i një fraksioni të sirianëve, dhe Zonja e Parë e mbështet atë në rolin e tij,” i tha ajo ‘The Times’. “Këto ditë ajo është angazhuar në mënyrë të barabartë për të mbyllur hendeqet dhe inkurajimin e dialogut. Ajo po dëgjon dhe po ngushëllon familjet e viktimave”. Gazeta kishte kërkuar të dinte se ç’mendonte një grua e edukuar, e rritur në Britaninë liberale dhe me një histori të gjatë bamirësish, për vrasjet, torturat dhe burgosjet e mijërave. Por deklarata e saj se ajo po ngushëllon familjet e viktimave ka tërbuar aktivistët e opozitës dhe ekspertët e Sirisë. Ata thonë se një sjellje e tillë prej struci është zhgënjyese.
Kur të dy së bashku u martuan pak pasi Assad ishte shpallur President i Sirisë në vitin 2000, e gjithë bota perëndimore mori frymë e lehtësuar me shpresën se një zonjë e rritur dhe e shkolluar në Britani do të ishte me siguri një motor ndryshimesh në vendin me një prej regjimeve më të egra të rajonit. Por ngrohtësia e parasë, luksi i shfrenuar e mbi të gjitha pushteti absolut duket se korruptokan vërtet absolutisht!
Asma ka lindur në vitin 1975 dhe përpara se të transferohej në Siri ajo kishte një karrierë premtuese si bankiere në Londër. Ajo është vajza e Akhraz, një prej këshilltarëve më të rëndësishëm në Spitalin Cromuell në Londër. Ajo u rrit nëActon ku frekuentoi një shkollë fillore të krishterë. Zhvilloi studimet në kolegjin “Queen”, zhvilloi studime të mëtejshme në “King’s College” dhe pas diplomimit punoi fillimisht për “Deutsche Bank Group”.