Qumështi shërben si “benzinë” për trurin. Të konsumosh të paktën një gotë në ditë e mban trurin e stërvitur, përmirëson memorien dhe mund të kontribuojë për të ngadalësuar “perëndimin” neurologjike. Këtë efekt të ri pozitiv për ndikimin që ka qumështi në jetë është një studim amerikan i publikuar në “International Daily Journal”.
Shkencëtarët e Universitetit të Maine kanë matur paraqitjet cerebrale të më shumë se 900 burrave dhe grave mes 23 e 98 vjetëve, duke i nënshtruar në teste, ku janë vlerësuar 8 parametra të ndryshëm kyç. Rezultatet kanë qenë “më të mira në mënyrë domethënëse” për ata që konsumonin qumësht. Veçanërisht, ndrysha nga ata që nuk pinin qumësht, kush e konsumonte shpesh shfaqte një rrezik 5 herë më inferior për të pasur “flop” nëpër teste. Pavarësisht nga mosha, paraqitjet më brilante u arritën nga ata që deklaronin konsumin më të madh të qumështit dhe derivateve të tij.
Efekti pozitiv i këtyre ushqimeve nëpër neurone mbetej i vlefshëm edhe duke korrigjuar rezultatet, duke pasur parasysh faktorë të tjerë, si gjendja kardiovaskulare, apo zakonet e jetës në përgjithësi. Sipas autorëve, rezultatet e studimit duhen thelluar, por sugjerojnë mundësinë që disa proteina përbërëse të qumështit kanë një aksion direkt mbi funksionet cerebrale. Kjo do të thotë se një ndryshim i thjeshtë i stilit të jetës në tavolin, mund të përfaqësojë një mundësi për të parandaluar, apo ndalësuar problemet të karakterit neuropsikologjik.