BE kritikoi ashpër Rumaninë dhe Bullgarinë pasi sipas saj ato kanë dështuar të reformojnë gjykatat e tyre, të reduktojnë korrupsionin dhe të luftojnë krimin e organizuar.
Holanda ka reaguar ndaj raporteve të reja, duke thënë se do të vazhdojë të bllokojë përpjekjet e Bullgarisë dhe të Rumanisë për t`iu bashkuar zonës Shengen së paku deri në qershor.
Raportet e fundit të Komisionit Evropian thonë se dy vendet kanë dështuar të përmbushin reformat, edhe pesë vjet pas anëtarësimit në BE.
Në vitin 2007, kur Bullgaria dhe Rumania janë bërë anëtare të bllokut evropian, Holanda ka kundërshtuar futjen e tyre në zonën e Shengen, duke thënë se një gjë e tillë do të përhapte edhe më shumë krimin e organizuar dhe korrupsionin.