Pas Bashkimit Europian edhe organizata 47 anëtarëshe e Këshillit të Europës, ka dalë në përfundimin se reformat e ndërmarra nga qeveria e kryeministrit Orban në Hungari, kërcënojnë pavarësinë e gjyqësorit, liritë fetare dhe median.
Qëndrimi i KiE-së është bazuar në dy opinione të hartuara dhe të publikuara sot nga Komisioni i Venecias, i cili përbëhet nga një grup i pavarur ekspertësh për çështjet ligjore dhe ato kushtetuese.
“Është e vërtetë që ka pasur nevojë për përmirësimin e efikasitetit të sistemit të mëparshëm gjyqësor, por elementë të shumtë të paketës së reformave janë problematikë; reforma në tërësi kërcënon pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtën për gjykim të ndershëm siç garantohet nga Konventa Europiane mbi të Drejtat e Njeriut”, deklarohet ndër të tjera në opinionin për fushën e drejtësisë.
“Liria e mendimit, ndërgjegjës dhe e besimit përbëjnë themelet e një shoqërie demokratike; ka një shqetësim legjitim në Hungari për të eleminuar abuzimet e organizatave fetare, por edhe pse të pakta në numër, disa çështje të rëndësishme mbeten problematike dhe nuk përputhen me standardet ndërkombëtare”, deklarohet ndër të tjera në opinionin për liritë fetare në Hungari.
Sekretari i Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland pritet të vizitojë Budapestin të martën për të diskutuar mbi këto dy opinione, por edhe mbi situatën për ligjet e reja për median me Kryeministrin Viktor Orban dhe me Ministrin e Jashtëm hungarez.
Jagland shoqërohet nga Sekretari Ekzekutiv i Komisionit të Venecias, Thomas Markert, i cili pas bisedimeve me hungarezët, të enjten raporton edhe para Komisionit Europian në Bruksel.
Përgatiti: Arta Tozaj