Vetëm pasi ka arritur të ndiqet deri në muajin e kaluar nga 18 milion ndjekës në rrjetin social Twitter, tashmë Lady Gaga do të komunikojë me të gjithë fansat në një faqe të re.
Ylli i muzikës pop do të komunikojë me të gjithë fansat e saj në faqen “Little Monster”, por që ende nuk është funksional.
Ndonëse ende asgjë nuk ka dalë në dritë, kërkohet nga të gjithë vizitorët të shtojnë emrat e tyre dhe adresat e e-mailit, për tu bërë pjesë e kësaj platforme të re.
Ndërsa gjatë komunikimeve të shpeshta me publikun, Gaga i cilësonte të gjithë përbindëshat e saj, gjithshka duket se do të marrë një dimension të ri, kjo me anë të faqes së saj të re.