Nuk ka kaluar ende një vit nga bashkëpunimi i tyre i parë, kur reperi shqiptar Noizy dhe këngëtarja Eni Koçi do të sjellin një tjetër këngë.
“Je gjithcka” titullohet kënga më e re e Noizyt dhe Eni Koçit, e cila do të shoqërohet edhe me një videoklip. Videoklipi do të prezantohet për herë të parë në 14 shkurt, pikërisht në Ditën e të dashuruarve.
Dyshja Noizy dhe Eni Koçi kanë realizuar kohë më pare këngën “So hot”. Një videoklip që i ngjasonte një filmi, pa pasur ndonjë lidhshmëri të madhe me tematikën e këngës. /albeu.com/