Skocezja Sam Firth paguhet 193 euro në orë vetëm për të qëndruar afër liqenit, ndërsa përpjekja e saj e vetme është që çdo ditë të bëjë të njëjtën pozë dhe të qëndrojë ashtu për dhjetë minuta për nevojat e xhirimit, e më pas të bëjë pauzë.
Honorari i përgjithshëm i Firthit do të jetë 12.000 euro, të cilat i jep instituti britanik i filmit dhe organizata ‘Skocia kreative’.
Xhirimi do të përfundojë më 21 korrik, kur do të jenë gati gjithsej 61 orë material të Firth duke qëndruar para liqenit. Firth është shprehur se xhirimi për të është shumë emocional dhe është një udhëtim i vërtetë i jetës.
Materiali i xhiruar prej 61 orëve do të reduktohet në një dokumentar prej 20 minutash dhe do të shfaqet nëpër festivalet e mbarë botës.
“Në film do të keni rastin të shihni ndryshimin e dritës përreth meje, por unë do të mbetem e njëjta. Prej se kemi filluar xhirimin ka qenë shumë e vështirë. Jam detyruar të qëndroj në erë të fortë e në kohë me shi dhe kam luftuar me veten për të mos lëvizur. Ky është një udhëtim emocional për mua dhe i tillë do të jetë për të gjithë ata që do ta shohin dokumentarin”, ka thënë Firth, ndërsa transmeton Telegraph. /Telegrafi/