Forumi Kuq E Zi
PS: Propozimet tona për ndryshimin e Kodit Penal dhe Civil Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PS: Propozimet tona për ndryshimin e Kodit Penal dhe Civil Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
PS: Propozimet tona për ndryshimin e Kodit Penal dhe Civil Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PS: Propozimet tona për ndryshimin e Kodit Penal dhe Civil Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
PS: Propozimet tona për ndryshimin e Kodit Penal dhe Civil Komisioni-i-Ligjeve-Rusmaili-300x198
Partia Socialiste ka përgatitur një listë të gjatë me ndryshime në Kodin penal dhe atë Civil, të cilat do ti propozojë këto ditë në Komisionin e Ligjeve. Pas ngërçit të fillimit të vitit, mazhoranca dhe opozita duket se kanë rënë dakord në parim në lidhje me ndryshimet në Kode. Tashmë marrë veshja do të testohet konkretisht dhe duhet që mazhoranca të japë konsensusin e saj për mendimet që ka bërë opozita.

Një ndër pikat ku të dy palët nuk po bien ende dakord është çështja e shpifjes. Socialistët do të kërkojnë ruajtjen e dispozitave të shpifjes dhe fyerjes në Kodin Penal, por në të njëjtën kohë të hiqet dënimi me heqje lirie dhe ndëshkimin e kësaj vepre penale vetëm me gjobë duke bërë dhe uljen e vlerës së saj.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar Socialist, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe anëtarja socialiste e këtij komisioni, Ermonela Felaj, iu kanë dorëzuar kolegëve qëndrimin për Kodin Civil dhe Kodin Penal. Në materialin sqaruar, numri dy i Komisionit të Ligjeve ka sqaruar se “në iniciativat e paraqitura nga qeveria ka një çështje që kërkon një vendimmarrje të grupit parlamentar para shqyrtimit në parim nga komisioni i ligjeve si komision përgjegjës dhe fjala është lidhur me qëndrimin që do të duhet të mbahet ndaj propozimit të bërë për shfuqizimin e neneve që lidhen me shpifjen dhe fyerjen”. “Mbështetur në rekomandimet ndërkombëtare, përvojat e legjislacioneve të disa vendeve europiane si dhe në traditën e praktikën aktuale shqiptare propozimi ynë është që legjislacioni ynë të parashikojë depenalizimin e shpifjes dhe fyerjes, që do të thotë ruajtjen e këtyre dispozitave në Kodin Penal, por heqjen e dënimit me heqje lirie dhe ndëshkimin e tyre vetëm me gjobë duke bërë dhe uljen e vlerës së saj”,- sqaroi Fatmir Xhafaj alternativën që do të paraqesin socialistët në Kuvend.

Krahas qëndrimit të shprehur nga sekretari për Koordinimin në PS, në memon e dorëzuar pranë deputetëve socialistë është bashkëngjitur dhe një sqarim i hollësishëm me propozimet e opozitës për këto dispozita dhe argumentet përkatës ligjorë – përgatitur, të cilat janë përgatitur nga Ermonela Felaj dhe janë konsultuar me kolegët socialist të komisionit kuvendor të ligjeve. Sipas saj, ndëshkimi i veprimeve të cilat cenojnë kryerjen e rregullt të detyrave, funksioneve shtetërore apo a tyre që lidhen me dhënien drejtësi, nuk duhet të lihet vetëm në diskrecionin e personave të dëmtuar që mund ose jo t ‘i drejtohen padisë civile, por edhe shtetit përderisa në të njëjtën kohë edhe vetë ky i fundit dhe shoqëria janë dëmtuar. Ndërkohë, zyrtarja socialiste sjell në vëmendje se shumë shtete europiane (edhe anëtare të BE) si: Gjermania, Franca, Italia, Norvegjia etj., ende vazhdojnë t’i ruajnë si dispozita penale shpifjen dhe fyerjen. “Propozimi ynë është të shfuqizohet vetëm sanksioni i dënimit me burgim, duke i klasifikuar si kundërvajtje penale që dënohen më gjobë. Kufiri i sipërm i gjobës që parashikon ligji (3 milion lekë) duket i lartë dhe mund të konsiderohet diskriminues për një gazetar, ndaj do të ishte me vend që masa e saj të përcaktohet në sanksionin e dispozitës”, – propozon anëtarja e Komisionit të Ligjeve. Deputetja Felaj në analizën që i bën kodeve që pritet të kalojnë në komision, vlerëson se neni 227 në të cilin dënohet “Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja” dhe neni 229 që dënon “Veprimet fyese ndaj himnit dhe flamurit”, vlerëson se duhet të shfuqizohen. Të gjitha këto propozime të Partisë Socialiste do të paraqiten në ditët në vijim në Komisionin e Ligjeve në formën e amendamenteve.



Nenet që janë propozuar për t’u ndryshuar nga Kodi Penal

Fyerja (neni 119), Shpifja (neni 120), vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit të shtetasve.

Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja (neni 227), Veprimet fyese ndaj himnit dhe flamurit, vepra penale që cenojnë marrëdhëniet me shtete të tjera

Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik (neni 235), Fyerja për shkak te detyrës (neni 239), Shpifja për shkak të detyrës (neni 240), Shpifja ndaj Presidents të Republikës (neni 241), vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit

Fyerja e gjyqtarit (neni 318), vepër penale kundër drejtësisë.





Qëndrimi që do të mbajë Partia Socialiste për Kodin Penal

i) Nenet 119, 120, 239 dhe 240 nuk duhet të shfuqizohen në tërësi. Propozimi ynë është të shfuqizohet vetëm sanksioni i dënimit me burgim, duke i klasifikuar si kundërvajtje penale që dënohen më gjobë.

ii) Nenet 227 “Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja” dhe 229 “Veprimet fyese ndaj himnit dhe flamurit” duhet të shfuqizohen.

iii) Nenet 241 dhe 318 do të ishte mirë që të qëndrojnë (sidomos neni 318) për t’i dhënë mbrojtje të posaçme dinjitetit te funksionit dhe solemnitetit të seancës gjyqësore, por në këtë rast, duhet të shfuqizohet dënimi me bun im. Përndryshe krijohen probleme lidhur me parimin e barazisë para ligjit penal.

iv) Nuk argumentohet në relacion pse duhet të shfuqizohet neni 235 i KP, i cili nuk ka asnjë lidhje me rekomandimet e KiE.





Rekomandimet e KE dhe BE për Kodin Penal

Të rishikohen dispozitat që u sigurojnë mbrojtje të posaçme personaliteteve;

Të shfuqizohet dënimi me burgim në dispozitat e shpifjes;

Dënimet me gjobë dhe dëmshpërblimet civile të jenë të arsyeshme dhe në raport të drejtë me dëmin e shkaktuar;

Të bëhet dallimi i shpifjes nga gjuha e urrejtjes;

Pa përmbysur barrën e provës, gazetarëve t’u jepet mundësia që të sjellin prova për të provuar vërtetësinë e raportimeve .





Amendimet që do të dorëzojnë socialistët për Kodin Penal dhe Civil

1. Vendim i KM nr. 273, datë 04.05.2007 – Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Civil – iniciativa për institutin e dëmit moral e lidhur me ndryshimet në Kodin Penal për dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes.

2. Vendim i KM nr. 262, datë 04.05.2007 – Iniciativa ligjore për dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjen.

3. Vendim i KM nr. 278, datë 09.05.2007 – Iniciativa ligjore për pensionet – mashtrimi;

4. Vendim i KM nr. 926, datë 17.11.2010 – iniciativa ligjore për terrorizmin e pastrimin e parave – Rekomandime të Manyval e Greko;

5. Vendim i KM nr. 833, datë 27.10.2010 – Iniciativa ligjore për korrupsionin – Rekomandime të Manyval e Greko.





Kuvendi shqyrton sot ndryshimet në Kodin Civil

Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë sot ndryshimet në Kodin Civil që lidhen me dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes. Mazhoranca dhe opozita do të tentojnë sërish për të vazhduar konsensusin e arritur nëntor për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. PS kërkoi edhe ekspertizën e EURALIUS për ndryshimet që do të bëhen në Kodin Civil dhe atë Penal. “Një nga shqetësimet që unë kam pasur por dhe kam diskutuar me kolegët është që ky ndryshim në Kodin Civil lidhet me ndryshimet në Kodin Penal. Dhe do ishte mirë nëse ka ndonjë opinion nga EURALIUS ose organizma të tjerë që kanë kontribuar në hartimin e këtij ndryshimi. Mund të jetë nga Këshilli i Evropës, ekspertë të pavarur që ju dhe ne e gjykojmë se është ne nevojshme sepse është diçka e re, një rregullim që nuk e kemi pasur më parë sidomos për përcaktimin e asaj që ne e quajmë dëmi jo pasuror”-, deklaroi deputetja Vasilika Hysi.

Sipas draftit aktual të paraqitur nga qeveria, ndryshimet synojnë tu japin më shumë mbrojtje personave për thënie që paraqesin interes publik apo prekin funksionarë shtetërorë. Nëse ndryshimet do të miratohen, ndëshkimi për shpifje do të kufizohet vetëm në rastet kur deklarata bëhet me dashje apo kur provohet pakujdesia e rëndë në publikimin e fakteve të gabuara. Edhe pse ata që do të shpallen fajtorë për shpifje apo fyerje do ti shpëtojnë burgut, rrezikojnë që të marrin një gjobë të majme. Kodi i ri do të garantojë mbrojtjen e reputacionit të individit përmes gjyqeve civile. Ndryshim tjetër në Kodin Civil, është kufizimi i mundësisë për të paditur pas deklaratës duke e limituar në një vit, dhe jo pa kufi kohor siç është aktualisht. Qeveria e argumenton kufizimin me justifikimin se të dyja palët dhe publiku i gjerë kanë interes që e vërteta të sqarohet sa më shpejt dhe reputacioni i personave në fjalë të vihet në vend pa vonesë. Parashkrimi për një afat të gjatë do të ishte i dëmshëm edhe për vetë paditësin, pasi padia e vonuar e tij do t’i rikujtonte publikut thëniet negative që deri në atë kohë mund të jenë harruar”, thuhet në relacion. Nëse mazhoranca do të pranojë propozimet e socialistëve, i hapet drita jeshile shqyrtimit javën e ardhshme edhe të ndryshimeve në Kodin Penal. Luis Tanushi





Berisha: Të mbrojmë të dhënat personale

Paralelisht me ndryshimet në Kodin Penal dhe atë civil për shpifjen, kryeministri Berisha kërkoi ashpërsim e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave private dhe të dosjeve sekrete ose që janë në hetim. Duke prezantuar në mbledhjen e qeverisë vendimin për disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Berisha shprehu keqardhjen për abuzimin mediatik me jetën private, kryesisht të njerëzve në fushën e artit. “Mbrojtja e të dhënave personale është një obligim madhor shoqëror për fat të keq në këtë vend, dalin në pazar dhe dosjet me sekrete, të atyre që janë nën hetim dhe gjykim të cilat përbëjnë dëmtim të rëndë të procesit, dalin dhe dokumente të tjera, konstatoj me keqardhje se abuzohet edhe jeta e artistëve këngëtarëve është objekti i një agresioni mediatik dhe e tëra në masën 80% bazohet në skup dhe jo ndodhi reale”, u shpreh Berisha. Shefi i mazhorancës shprehu nevojën e forcimit të ligjit, apo edhe ndërhyrje ligjore në Kodin Penal, në funksion të mbrojtjes sipas tij të privatësisë dhe dinjitetit njerëzor.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons