Zbulime të mahnitshme në Ekuador
Në vitin 1735, në të mirënjohurën Akademinë e Shkencave të Parisit, u ndez debati për trajtën e saktë të Tokës. Përkrahësit e teorisë së sër Isak Njutonit nxorën përfundimin se Toka është një rruzull me pole paksa të sheshta. Ndërsa përkrahësit e shkollës së Kasinit besonin se pjesa e sheshtë është Ekuatori.
Prandaj, për të vërtetuar se cili nga grupet kishte të drejtë, në vitin 1736 u dërguan dy ekspedita për të bërë matjet e nevojshme. Njëra u nis për në Lapland, drejt Polit të Veriut, kurse tjera për në Ekuadorin e sotshëm, drejt ekuatorit . Vëzhgimet treguan se përkrahësit e Njutonit kishin të drejtë.
Në vitin 1936, afër kryeqytetit të Ekuadorit, Kuitos, u ndërtua një përmendore për të përkujtuar 200-vjetorin e misionit francez. Ai gjendet në 0 gradë gjerësi gjeografike, ose në Ekuator, siç edhe u vërtetua nga shkencëtarët francezë të shekullit XVIII. Edhe sot e kësaj dite, turistë të panumërt e vizitojnë këtë përmendore të quajtur Mesi i Botës. Këtu mund të venë njërën këmbë në njërën anë të Ekuatorit, kurse tjetrën në anën tjetër të tij, e kështu të ndodhen në të dyja hemisferat njëherazi. Por a është vërtet kështu?
Në të vërtetë, jo. Zbulimet e fundit e kanë zhvendosur paksa më tutje Ekuatorin. Çudi, por shekuj para se të mbërrinin shkencëtarët francezë, popujt vendas që jetonin në atë zonë, tashmë e dinin vendndodhjen e saktë. Si ka mundësi?
Ekuatori i vërtetë
Në vitin 1997, në majë të malit Katekila, i cili gjendet pak në veri të Kuitos, u zbuluan rrënojat e një muri në trajtë gjysmërrethi, të cilat fillimisht dukeshin pa ndonjë vlerë. Me anë të teknologjisë satelitore të përcaktimit të vendndodhjes në glob, studiuesi Kristobal Kobo zbuloi se njëri skaj i murit ndodhej pikërisht në Ekuator.
Vendosja e saktë e murit atje ku është vërtet Ekuatori, mund të jetë shpërfillur duke e marrë thjesht si një rastësi. Megjithatë, një vijë që lidh dy skajet e murit krijon një kënd 23,5 gradësh me Ekuatorin. Ky është gati saktësisht këndi i pjerrësisë së boshtit të Tokës. Për më tepër, njëri skaj i vijës lidhëse drejtohet nga lindja e Diellit me solsticin e dhjetorit, kurse skaji tjetër drejtohet nga perëndimi i Diellit në solsticin e qershorit. Pas këtij zbulimi, pasuan zbulime të tjera.
Me anë të një teodoliti majë Katekilës, studiuesit vunë re se këndi i pjerrësisë së piramidave të Koçeskit, të periudhës para inkëve, përputhej me lindjen e Diellit në solsticin e qershorit . Vlen të përmendet se Pambamarka, një tjetër vend arkeologjik, gjendet në një kënd që përputhet me lindjen e Diellit në solsticin e dhjetorit.
A është e vërtetë që Katekila shërbeu si qendra e vëzhgimeve astronomike? A u ndërtuan zonat e tjera sipas llogaritjeve astronomike të kësaj qendre?
Zbulime të tjera mahnitëse
Ndërsa pozicionet astronomike shënoheshin në një hartë, filloi të dukej një figurë - një yll me tetë cepa. Ky yll me tetë cepa gjendet i skalitur në qeramikat e lashta dhe shpesh është menduar si simbol i thjeshtë i diellit, meqë banorët e lashtë të atij vendi e adhuronin atë.
Copëzat prej qeramike të nxjerra në Katekila u analizuan dhe u zbulua se janë gati 1000-vjeçare. Edhe sot e kësaj dite, fiset vendase endin yllin me tetë cepa në sixhade dhe veshje, siç bënin me sa duket paraardhësit e tyre. Megjithatë, paraardhësit mund ta kenë cilësuan këtë figurë edhe më të rëndësishme nga ç‘mendohet.
Projekti "Kuicatu", i drejtuar nga Koboja, po grumbullon dëshmi bindëse për njohurinë dhe mendjemprehtësinë e vendasve të lashtë në fushën e astronomisë.
Edhe më mahnitës është fakti se ishte parathënë vendndodhja e mbetjeve të pazbuluara të asaj kohe. Si ishte e mundur? Në shtator të 1999-ës, projekti "Kuicatu" këshilloi që gërmimet të bëheshin në sektorin Altamira të Kuitos, që ishte 23,5 gradë nga Katekila. Atje u gjet një nekropolis i madh, bashkë me qeramika të panumërta të periudhave para dhe gjatë kohës së inkëve, si dhe gjatë kolonizimit.
Gjithashtu, disa nga rrezet e hequra nga Katekila binin përmes kishave të ndërtuara gjatë periudhës koloniale spanjolle. Koboja sqaron se Këshilli i Limës këmbënguli të ndërtoheshin "kisha, manastire, kisha të vogla dhe kryqe mbi të gjitha ‘uakaset‘ pagane dhe vendet e adhurimit të banorëve vendas". Pse e bëri këtë?
Në të vërtetë, kurora mbretërore spanjolle i cilësonte pagane ato vende adhurimi. Prandaj i shkatërruan dhe mbi rrënojat e tyre ndërtuan kisha katolike. Ndërtimi i kishave në vendin e faltoreve të lashta të diellit, lehtësoi kthimin e vendasve në katolikë.
Kisha e Shën-Franciskos në sektorin e vjetër kolonial të Kuitos ndodhet në një nga rrezet e Katekilës. U ndërtua në shekullin XVI, mbi një ngrehinë të ndërtuar para inkëve, dhe ishte projektuar në një mënyrë të atillë që kur Dielli lindte në solsticin e dhjetorit, rrezet e tij depërtonin në kupolën e kishës dhe përftonin mbi altar një trekëndësh që shkëlqente.
Ndërsa Dielli vazhdonte të ngrihej në horizont, drita binte më poshtë dhe krijonte një hije të shndritshme mbi fytyrën e një shëmbëlltyre të quajtur "Perëndia Atë". Ky efekt krijohej saktësisht në solsticin e dhjetorit. Shfaqje të tilla të dritës së diellit gjendeshin edhe në arkitekturën e kishave të tjera, me qëllim që t‘i kthenin në katolikë banorët vendas që adhuronin diellin.
Si e dinin?
Si e dinte ai qytetërim i lashtë që Katekila ishte "mesi i botës"? Ka vetëm një vend në tokë ku gjatë ekuinokseve objektet nuk bëjnë hije në mesditë - në Ekuator. Prandaj, ata të projektit "Kuicatu" janë të mendimit se banorët e lashtë e kishin kuptuar ku ndodhej Ekuatori, duke vëzhguar me kujdes hijet e objekteve.
Për më tepër, mali Katekila është një observator astronomik natyror që s‘kishte si të kalonte pa u vënë re nga njerëzit që adhuronin diellin. Mali ngrihet 300 metra dhe shtrihet mes vargmaleve lindore dhe perëndimore të Andeve. Si pasojë, nga ana lindore e malit mund të shihej lindja e diellit, ndërsa nga ana perëndimore, perëndimi i tij. Për shembull, vullkanet e mahnitshme Kajambi dhe Antisana që i kanë majat të mbuluara me dëborë, ngrihen madhështorë në lindje të horizontit me majat e tyre 4,8 kilometra të larta - vende të përshtatshme për të vrojtuar lëvizjen e Diellit.
Gjithashtu, mali Katekila afron një panoramë të qartë 360 gradë të 20 qyteteve të lashta dhe të 50 vendeve ku bëhen gërmime arkeologjike. Të gjitha shihen si në pëllëmbë të dorës, pa pasur nevojë për mjete optike. Mandej, si Jugu, ashtu edhe Veriu duken që nga Katekila falë pozicionit të tij zero gradë në Ekuator. Prandaj, Katekila mund të quhet mesi i vërtetë i botës, sepse nuk ka vend tjetër në Ekuador që të ofron tërë këto dobi, në një lartësi 3000 metra mbi nivelin e detit.
Pjesa më e madhe e Ekuatorit kalon përmes oqeanit ose xhunglës tropikale, ku bimësia të pengon të vëzhgosh qiellin. Gjithashtu, bimësia nuk siguron pika referimi të qëndrueshme nga ku mund të nxirren përfundime, ngaqë gjethet ndryshojnë vazhdimisht, sepse disa thahen dhe disa dalin të reja. Vetëm në Kenia malet janë afër Ekuatorit, por nuk ndodhen nga të dyja krahët, siç është Katekila. Po, Katekila ka një pozicion të privilegjuar, i vetmi vend i përshtatshëm për vëzhgime astronomike.
Kush ishin ata?
Kush ishin ata astronomë të lashtë? Ata të projektit "Kuicatu" thonë se fiset rrënjëse, si kuitu ose kara, mund të kenë qenë të parët që e dinin vendndodhjen e Ekuatorit. Megjithatë, projekti është ende në fazën fillestare dhe ka ende shumë për të mësuar.
Gjithsesi, janë të qarta disa koncepte bazë për banorët e lashtë.
Ishte e nevojshme të kuptoheshin lëvizjet e dukshme të Diellit, që të formoheshin kalendarët aq të dobishëm për bujqësinë. Meqë Dielli është jetësor për të mbështetur jetën, s‘është çudi që atëkohë e adhuronin si perëndi. Prandaj, pavarësisht se në fillim nuk vëzhgohej për qëllime fetare, më vonë nisi të cilësohej i shenjtë.
Zelli fetar i nxiti njerëzit të studionin me kujdes qiellin dhe trupat e tij ndriçues. Në vazhdën e shekujve, falë studimeve të tyre u grumbullua një njohuri astronomike mbresëlënëse, që vetëm tani ka dalë në dritë me zbulimet e mrekullueshme që rrethojnë Katekilën.
Solstici dhe ekuinoksi
Për shkak të pjerrësisë së Tokës prej 23,5 gradësh, Dielli asnjëherë nuk lind dhe nuk perëndon në po të njëjtin vend çdo ditë. Përkundrazi, shkallë-shkallë zhvendoset në veri dhe në jug të Ekuatorit. Sigurisht, duket sikur lëviz Dielli, por në të vërtetë është Toka që ndryshon pozicionin gjatë udhëtimit të saj vjetor përreth Diellit.
Një herë në vit Dielli lind në pikën më veriore: 23,5 gradë në veri të Ekuatorit, atëherë kur gjatë orbitës së Tokës boshti i saj anon plotësisht në drejtim të Diellit në Hemisferën Veriore. Kjo ndodh rreth 21 qershorit. Kur Hemisfera Jugore anon në maksimum në drejtim të Diellit, ai lind në pikën më jugore: 23,5 gradë në jug të Ekuatorit. Kjo ndodh rreth 21 dhjetorit. Këto dy pika ekstreme quhen solstice.
Megjithatë, në mes të solsticeve, Dielli ndodhet vertikalisht mbi Ekuatorin e tokës. Ky njihet si ekuinoksi, që do të thotë se dita dhe nata janë njësoj të gjata në të gjithë Tokën. Rreth 20 marsit dhe 21 shtatorit, Dielli lind saktësisht në lindje, ndjek Ekuatorin për 12 orë, dhe perëndon saktësisht në perëndim. Në mesditë, gjatë ekuinoksit, Dielli ndodhet pikërisht pingul mbi Ekuator dhe prandaj asnjë objekt nuk bën hije.