Në një intervistë të gjatë për gazetën “Shqip”, Dritan Prifti tha se ka vendosur t’i japë fund publikimit të materialeve filmike, pasi sipas tij nuk fitoi askush nga videot që ai denoncoi.
“Unë testova sistemin dhe sistemi nuk funksionoi. Nuk kam asnjë arsye të vazhdoj denoncimet me video. Kjo histori është mbyllur përgjithmonë”, tha Prifti.
I pyetur nga gazeta nëse ditët e fundit janë rritur presionet ndaj tij, nga disa grupe që pretendojnë se kanë rreth 180 orë filmime, Dritan Prifti lëshoi alarmin për mundësinë e përgjimit të opozitës dhe deputetëve të saj.
“Kam dëgjuar Spartak Brahon të deklarojë që ka 187 orë filmime
Unë testova sistemin dhe sistemi nuk funksionoi. Nuk kam asnjë arsye të vazhdoj denoncimet me video. Kjo histori është mbyllur përgjithmonë
Dritan Prifti
Ish-ministër i METE për mua. Nëse kjo është e vërtetë, është dëshmia më e shëmtuar për ekzistencën e një grupi mafioz në pushtet, që përgjon opozitën dhe deputetët e Kuvendit në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa asnjë mandat”, deklaroi Prifti.
Unë kam dëgjuar për një grup të tillë, vijoi ai, që ka blerë në Bari të Italisë pajisje përgjimi ruse dhe që përgjojnë në mënyrë të jashtligjshme dhe për qëllime mafioze opozitën dhe institucionet e pavarura të këtij vendi.
Ai nënvizoi se këtë shqetësim ia ka përcjellë me një letër Prokurorisë së Përgjithshme. “Deri tani nuk di të ketë pasur ndonjë veprim konkret kundër këtij grupi mafioz. Ky është kulmi i anti-ligjit. Kjo është mafie në pushtet, që bën shantazh në ditën me diell dhe askush nuk ka fuqi të reagojë në mbrojtje të ligjit”, deklaroi Prifti.
Gjyqi i Metës
BE: Të befasuar nga gjyqi i Metës