Dy persona bien në pranga nga policia e kryeqytetit dhe një i tretë është shpallur në kërkim, ndërsa në bashkëpunim kanë vjedhur një magazinë.
Duke i’u referuar të dhënave të cilat vijnë nga policia, mësohet se janë arrestuar shtetasit Ervin Goxhaj dhe Gerti Fregjaj. Në datën 26 janar të këtij viti, ata kanë vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun një magazinë, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Magazina e cila ndodhet në rrugën “5 Maji”, afër tregut Industrial është në pronësi të shtetasit Meki Qosja. Nga verifikimet e kryera nga uniformat blu, rezulton se një nga të dy të arrestuarit, i kanë dhënë me qëra magazinën Mekiut.
Grabitësit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjen, ndërsa kanë hyrë në magazinë në orët e vona të natës, duke prerë drynin dhe vjedhur materialin i cili ndodhej aty. Ndërkaq, bëhët e ditur se Romeo Shehu është shpallur në kërkim.