Annfaye Kao është një vajzë nga Tajvani e cila është shumë e apasionuar pas Borëbardhës dhe ka vendosur që këtë ta bëjë të qartë duke realizuar një tatuazh të madh në kurriz ku përfshin të gjithë kastin e përrallës.
Për tu bërë i gjithë tatuazhi shumëngjyrësh janë dashur 3 muaj punë. Tatuazhi i 27-vjeçares ka fituar edhe një çmim në një konkurs në Singapor.
“Ka shumë detaje në këtë tatuazh dhe është dashur 3 muaj të bëhet. Dhimbte shumë dhe kam menduar disa herë ta lija fare, por fatmirësisht nuk u dorëzova”, shprehet Kao.
“Kur isha e vogël ëndërroja të isha Borëbardha dhe një ditë vendosa të bëja këtë tatuazh të madh në shpinë ku i kam përfshirë të gjithë: princin, njerkën dhe shtatë xhuxhat. Borëbardha ka qenë pjesë e fëmijërisë time dhe tani jam e lumtur që ajo do jetë përgjithmonë pjesë e imja”, shton Kao.