Një kufomë njeriu është gjetur ditën e dielë në plazhin e Durrësit.
Peshkatarët kanë qënë ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë konstatuar në zonën e “Bisht Pallës”, në një largësi 1 milje larg bregut, kufomën e një njeriu.
Sipas informacioneve, kufoma e seksit mashkull dyshohet se i përket kapitenit të anijes e cila u mbyt disa ditë më parë në zonën e Porto Romanos në Durrës .
Sipas policisë, trupi i pajetë, në gjendje të dekompozuar është gjetur nga ekuipazhi i një anijeje peshkimi të cilët sapo kanë diktuar kufomën, kanë njoftuar policinë.
Trupi i dërguar në morgun e spitalit rajonal të Durrësit, do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.