Policia e Fierit, në sajë të një pune hetimore dhe të mirëorganizuar, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të vjedhjes me arme në bashkëpunim, ndodhur gjatë orëve të natës së datës 4 shkurt 2012.
Sipas policisë është bërë e mundur ndalimi i shtetasit Abedin Palnikaj, 26- vjeç, si dhe u bë shpallja në kerkim e tre shtetasve. Ata janë Luan Bullaku, 31-vjec, Milazim Lushkaj, 45-vjeç dhe Dritan Lushkaj, 23- vjeç.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, rreth orës 01.30 të datës 4 shkurt, në fshatin Dermenas të rrethit Fier, kanë vjedhur lokalin që është në pronësi të shtetasit me iniciale V.B.
Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur tre televizore plazma, pesë kompjutera, tre stabilizatorë.
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale: “Vjedhje me armë e kryer në bashkepunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.