Identifikohet i dyshuari i dytë i vrasjes së biznesmenit Spartak Spaho në Fier. Duke iu referuar të dhënave të policisë, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Enea Hyka, 28-vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Agim Hyka, të kenë vrarë biznesmenin.
Në muajin dhjetor, ky i fundit ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e vrasjes me paramendim.
Biznesmeni Spaho u vra në datën 2 dhjetor të vitit 2011 me breshëri plumbash në qytetin e Fierit, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas policisë mendohet se motivi i vrasjes është hakmarrja, ndërsa ka nisur kërkimet për kapjen e 28-vjeçarit.