Ka ndërruar jetë natën e së premtes në Nju Jork aktori i njohur italo-amerikan Biagio Anthony Gazzara, i njohur nga të gjithë si Ben.
Ben ishte 81 vjec dhe ishte i biri i një cifti sicilianësh nga Kanikati, që emigruan në Tokën e Premtuar shumë dekada më parë.
Aktori do të mbahet mend për interpretimin e bosit Raffaele Cutolo në filmin “Kamorristi” i regjisorit Giuseppe Tornatore, si dhe për rolet e të fortit në një seri filmash të tipit “noir” të xhiruar në vitet ’70.
Pavarësisht përgatitjes në studiot kinematografike amerikane, ai nuk i shkëputi kurrë lidhjet me vendin e origjinës së prindërve.
Kështu, në Itali ai ka performuar edhe në filmin “Britma Gëzimi” (1960) të regjisorit Mario Monicelli, përkrah aktorit të mirënjohur komik Toto dhe aktores Anna Magnani.
Edhe karrierën ai e mbylli duke bashkëpunuar me rrjetin televiziv mediaset, duke interpretuar rolin e bosit mafioz Fred Di Venanzio në serialin “Nder dhe Respekt”, i transmetuar edhe nga Top Channel.