Frank Buckley, një artist irlandez, ka punuar 12 orë në ditë nga 1 dhjetori deri në 24 janar për të ndërtuar një shtëpi me kartëmonedha të dala nga qarkullimi.
Buckley ka ngritur një shtëpi me “tulla” që kanë arritur vlerën e 1.4 miliardë eurove.
Vlera e një tulle ka shkuar rreth 50 mijë euro. “Shtëpia e parave” gjendet Coke Lane, në Smithfield.