Gjahtari i thesareve, Greg Brooks pretendoi se ka zbuluar mbetjet e anijes britanike të kohës së Luftës së Dytë Botërore, në afërsi të Cape Cod, në Massachusetts.
Kjo anije mendohet se transportonte ngarkesa të çmuara në kohën e mbytjes nga gjermanët në vitin 1942, të cilat vlerësohen rreth 3 miliardë dollarë.
“Jemi të mrekulluar nga gërmimi i historisë, pasi bëhet fjalë për ngjarje top sekret”,-tha Brooks.
Ai dhe skuadra e tij e gjuetarëve të thesarëve po përgatiten të nxjerrin nga deti ngarkesën e cila mendohet se përmban 71 tonë platin.
Kjo ngarkesë ishte nisur drejt Shteteve të Bashkuara si pagesë e ish-Bashkimit Sovjetik për luftën.