Amerika po përgatitet për luftë me Iranin dhe për një gjë të tillë mediat e huaja publikojnë lajme nga më të ndryshmet, që përgatisin botën për këtë luftë.
Lajmi më i ri i publikuar në mediat amerikane, e më pas në ato evropiane, bën të ditur se Pentagoni i ka kërkuar ndihmë industrisë ushtarake për të prodhuar një bombë të veçantë.
Pentagoni kërkon një bombë aq të fuqishme, sa të jetë në gjendje që të shkatërrojë strehimet nëntokësore iraniane, që janë të mbrojtura mirë.
Për specialistët e forcave ajrore të SHBA-së, bomba e re “shkatërruese bunkerësh”, kështu e ka emrin në zhargonin e tyre, nuk do të mund të realizojë shkatërrim të menjëhershëm të bunkerëve iranianë.
Në shtatorin e kaluar, aviacioni amerikan ka marrë në dorëzim rreth 20 bomba të fuqishme.
Pentagoni pasi ka shpenzuar rreth 330 milionë dollarë, ka kërkuar investime shtesë, në vlerën e 82 milionë dollarëve, në mënyrë që ta bënin më të fuqishme dhe efektive bombën e porositur nga industria e luftës.