Qumështi është një aleat i mirë për kujtesën. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Meinit në SHBA, i cili është publikuar në International Dairy Journal.Studimi është bazuar në matjen e performancës cerebrale që u është bërë disa vullnetarëve. Gjatë eksperimentit u pa se ata që konsumonin qumësht dhe nënproduktet e tij i kishin mundësitë për të gabuar gjatë testit 5 herë më të vogla se të tjerët.
Sipas studiuesve, kjo vjen për shkak të vitaminave të grupit B, të cilat kanë përqëndrim të lartë te qumështi. Këto vitamina njihen për efektet pozitive në ruajtjen e kujtesës.
Autorët e studimit këshillojnë konsumin e të paktën një gote qumështi në ditë, për të ndihmuar në ruajtjen e potencialit të kujtesës, por edhe për të parandaluar sëmundjet degjenerative neuropsikologjike.