Google ndryshon politikën e saj e lehtëson jetën private, si dhe kushtet e përdorimit. Nëse deri tani, disa shërbime të posaçme të këtij motori të fuqishëm kërkimi në internet, nuk mund të përdoreshin nga të gjithë, tashmë ato mund të jenë të lira për klientët.
Mësohet se këto rregulla të reja hyjnë në fuqi më 1 mars, dhe se do të thjeshtojnë dhe standardizojnë ato ekzistuese. Rregullat në fuqi do të konsolidohet. "Autoritetet duan politika më të lehta të fshehtësisë, dhe që të ketë një shumëllojshmëri unike të produkteve", pohon Alma Whitten.
Në veçanti, Mountain View, duhet të konsolidojë dhe të rigrupojë 60 rregullat aktuale. "Ne rishkruam politikën e privatësisë, nga shkronja A në Z, për ta bërë atë sa më të thjeshtë dhe më të kuptueshme", tha Google lidhur me këtë fakt, në një deklaratë për shtyp.
Duke shtuar se këto rregulla të reja, “pasqyrojnë përpjekjet për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve”.
Ato parashikojnë rezultate më të mira kërkimi, proces shkëmbimi të të dhënave, si edhe heqje e passwordeve kur ato kanë qenë të nevojshme në disa raste.