Natyrisht, ngjarja me e rënde u shënua me 21 janar me vrasjen përballe kryeministrisë te katër protestuesve, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Prokuroria akuzoi për ngjarjen gardën e republikës, duke firmosur për krerët kryesore te saj urdhër-arrestet, te cilat fillimisht u refuzuan te zbatohen nga policia. Çështja është ende ne hetim ndërsa i vetmi nga gardistet që ndodhet i arrestuar është Agim Llupo, për te cilin u vërtetua se ka qëlluar mbi Ziver Veizin.
- Një tjetër krim, për të cilin prokuroria edhe policia nuk kane dhënë ende një motiv, ndodhi ne 29 korrik ku ne rrethana ende te pazbardhura u ekzekutua avokati 33 vjeçar Sokol Doci. Ngjarja ndodhi ne kryeqytet ne afërsi te shkollës “1 maji” por megjithe hetimet e shumta, gjithçka mbetet e pazbardhur.
-Krimi kulmoi me ngjarjen e 9 shtatorit ne Vlorë ku u vra në mënyre mafioze, me tritol ne makinë, gjyqtari Skerdilajd Konomi. Megjithëse qe ne fillim u dyshua se atentati kishte lidhje me një konflikt pronash çështja i kaloi për hetim prokurorisë së krimeve të rënda, e cila deri tani nuk ka dhënë asnjë emër te dyshuari.
-Më 26 shtator një tjetër vrasje u shënua ne kryeqytet. Persona te paidentifikuar ekzekutuan Arjan Selimin ish anëtar i grupit te drogës te goditur me operacionin “Kompas”. Edhe kjo ngjarje si shume te tjera nuk ka një autor te dyshuar.
- Më 24 tetor u gjet ne Durrës i shkrumbuar ne makinën e tij, oficeri i kundërzbulimit në drejtorinë e shërbimit informativ, Isa Çopa. Fillimisht u dyshua për vetëvrasje por ndërkohe po hetohet edhe ne pistën e vrasjes me paramendim.
- Ngjarja e rende e radhës u shënua në kryeqytet mesnatën e 8 dhjetorit, ku iu vendos tritol shtëpisë së nëndrejtorit të policisë se Tiranës Dorian Muca. Megjithëse kamerat e sigurisë fiksuan siluetën e autorit ende policia nuk ka mundur të zbardhe identitetin e tij si dhe motivin e krimit te rende.
- Shume te vrare u shënuan edhe për motive pronësie, ku dy biznesmenë, ne Fier dhe se fundmi ne Vlore, u qëlluan për vdekje pranë ambienteve te punës. Por ne 2011 nuk munguan as krimet makabre, siç ishte rasti i te moshuarit Gaqo Dumka nga Korça, i cili copëtoi me spate te dashurën e tij.