Kulti në rite magjike
Gurët e kultit, të veçuar në natyrë, të ngulur në tokë a si zgjatim vertikal i një shkëmbi, quhen : Guri i Shejtë, Guri i Mirë, po dhe Guri i Gjallë ose dhe me emra të tjerë.
Në Sellcë të Sharrit (Malësi e Tetovës, në Maqedoni) kemi vërejtur Gurin e Gjallë.
Ai ndodhej jo larg nga varret e fshatit. Aty shkonin gratë për të gjetur shërim. Çonin aty fëmijën "e ndërruem" dhe thonin: "Merrni ket si keni laan e bini at si keni marrël". Po u shërua fëmija, ka qenë "i ndërruar"; po nuk u shërua, besohet se ka pasur sëmundje tjetër dhe i duhet gjetur derman tjetër.
Mendohet se Ato të Malit, Fatmirata Zanat, natën i marrin fëmijtë e vegjël dhe luajnë me to. Po, kur i kthejnë te djepi a te shtresat e tyre natën, ndodh disa herë që t'i ndërrojnë. Pra, nuk u çojnë nënave fëmijët e tyre, po tjetër për tjetër. Këta fëmijë bëhen të sëmurë e qajnë shumë.
Gratë për këtë bëjnë rite e lutje të caktuara që t'u kthehen fëmijët. Rite të tilla e dhurata kushtimi bëhen dhe pranë Gurëve të Shejtë ose te Guri i Gjallë.
Kur një gruaje nuk i jetojnë fëmijët, tri cuca të mëdha shkojnë te Guri i Gjallë në Sellcë, hipin mbi atë gur e aty qepin këmishën e fëmijës që do të lindë, nga tri copa pëlhure; atë ia veshin kur lind fëmija, me besimin se kështu ka përtë jetuar.
Edhe ndorta (gjalm me të cilin lidhin fëmijën) bëhet te ky Gur, po nga këto tri vajza. Besohet se forca e Gurit të Gjallë do të ndikojë në shëndetin e fëmijës, që ai të jetojë. Pra, nga shpirti i Gurit kalon diçka e fuqishme në shpirtin e fëmijës. Ndoshta Guri i Gjallë ndryn në vetvete forcën e shpirtit të të vdekurve e cila kalon te të gjallët; shpirti i të vdekurit i jep forcë e energji fëmijës për të jetuar, për të mos e marrë vdekja.
Në fshatin Orashë të Sharrit (Tetovë) është Guri i Gjallë ku bënin rite të ndryshme. Kur shtatzënës i kanë vdekur fëmijët e lindur më parë, vjehrra e saj kërkon pëlhurë dy copa nga dy vajza të fejuara, dhe një copë nga një vajzë e pafejuar. Trupi i këmishës, para dhe prapa, qepet nga pëlhura e dy vajzave të fejuara dhe mëngët nga copa e pëlhurës: së vajzës së pafejuar. Këmishën e qepin vajzat mbi Gurin e Gjallë. E qep një vajzë e fejuar. Ato pyesin: "Ç'po ban aty?" Qepësja përgjigjet: "E qepi kët kmejshë, çaj cull si t'i leje Aishes sa u kalbtë ki Quri, çaçë rroft coulli i Aishes!" (E. Osmani, Rite..."Kult.pop.", 1999,f.210).
Në jo pak raste bëhen rite të ndryshme pranë këtyre gurëve të shenjtë Ditën e Verës a Ditën e Shën Gjergjit, përkatësisht tri të enjte para Shën Gjergjit, po dhe në raste të veçanta, në ndonjë ditë feste tjetërtë vitit, më së shumti në pranverë ose në verë, ashtu si ndodh me ritet në shpella a pranë gurrave.
Në afërsi të fshatit Kapaçindoll (Malësi e Dervenit të Tetovës) në vendin e quajtur Majë-Zebel ndodhet Guri i Kapaçindollit, që ndryshe quhet dhe Zanza e Malit.
Aty bëhen rite të ndryshme në kohë të Ditës së Shën Gjergjit a në ditët e afërme të tij.
Po japim një prej këtyre riteve: Shtatzëna, së cilës nuk i jetojnë fëmijët, kryen këtu veprime magjike tri të enjte para Shën Gjergjit. Duke qepur këmishën e foshnjës mbi këtë Gur, përsërit fjalët: "T'rrojë ki coulli si ki Guril". Ajo, pasi e qep, e len të qëndrojë aty 24 orë; këmishën e bërë për fëmijën që do të lindë, pastaj e lag me ujin që gjendet aty afër. Së fundi, e merr dhe e çon në shtëpi. Kur lind fëmija, ia veshin këtë këmishë me besimin se kështu fëmija do të bëhet i fortë e ka për të jetuar
(E.Osmani, Shtatzania...t 6).
Shënojmë se, jo larg nga ky gur gjenden rrënojat e një kishe. Ka mundësi që Guri i Kultit aty, me ato atribute, do të jetë shumë më i lashtë nga koha kur ka qenë bërë kisha. Dhe kisha do të jetë bërë pikërisht pranë këtij Guri të Shenjtë të kohës së paganizmit, siç ka ndodhur, si na e thonë dijetarë të ndryshëm, dhe në vise të ndryshme të Europës në shekujt e Mesjetës.
Në Kalisht të Gostivarit (Maqedoni) ka disa gurë e shpella të shenjta. Aty ndodhet dhe Guri i Shën Gjergjit. Në afërtinë të Ditës së Verës vajzat hipin mbi këtë gur e thurin kurora me degë thane. Pastaj ato i sjellin në shtëpi. Kur vajzat ulen mbi këtë shkëmb, thonë fjalët: 'Tbohena t'forta si Guri! T'na shkojë vera mbarë! T'na hecë shëndeti! T'rrojmë sa Guri i Shën Gjergjit!", fjalë që përsëriten nga secila nga tri herë, duke ndërruar tri herë vendin dhe duke u ulur e ngritur.
Afër Gurit të Shën Gjergjit Ndodhet Guri i Vajzës.Thuhet se aty në një kohë të vjetër po kalonin motër e vëlla. Vëllai aty paska dashur të kapë motrën. Motra ka thënë: "O AIIah, banëm ma mirë gurl". Kështu motër e vëlla janë gurëzuar. Sot shkëmbi ka formën e dy njerëzve, ndarë nga njëri tjetri me një të çarë.
Në disa raste besohet se gurët e veçuar e me atribute kulti kanë mbirë nga toka apo kanë ardhur aty nuk dihet se prej nga. Pra, sipas këtyre besimeve, në një kohë nuk kanë qenë aty e më vonë janë dukur. Ata kanë në vetvete diçka të veçantë. Nuk janë si gurët e tjerë të zakonshëm që gjenden në atë vend, në ato afërsi. Ndoshta janë të ardhur me akullnajat dhjetra, qindra, mijëra vite më parë, ose janë pasojë e fenomeneve gjeologjike të stërlashta, po mund të jenë dhe mbeturina meteoritesh.
Në jo pak raste, gurë me elementë kulti, te të cilët zhvillohen ose nuk zhvillohen rite, janë objekte legjendash mitike të ndryshme. Ata kanë dhe emra nga qënie të ndryshme mitike të panteonit shqiptar, si: Gurët e Dragojve në Malësi të Deçanit (Kosovë), Gurët e Dragojve te Ura e Vezirit pranë Kukësit, Vrima e Dragojve në Shpirag (Berat), Guri i Dragonit në Mal të Zi të Preshevë- Kumanovës, Rrasa e Zanës në Kelmend, Shkambi i Zanave në breg të Drinit (Tropojë), Guri i Bollës (fshati Vorë jo larg qytetit Vorë, Tiranë. Shih: "Kult.pop.", nr.1, 1991, f.219),
Vrima e Kuçedrës në Sirakë (Berat). Lugu i Zërës (Vuno), Shpella eZërës (Paramithi, Çamëri). Emra të tillë ka dhe plot të tjerë.
Ndoshta këta emra dhe legjendat mitike përkatëse i takojnë një kohe të lashtë, në të njëjtat vende. Mbase këto vende kulti mund të kenë lindur dhe në Mesjetë, por gjithsesi sipas modelesh e kodesh të besimeve tepër të lashta.
Edhe guralecë të çfarëdoshëm përdoren në rite të ndryshme e atyre u jepen forca të mbinatyrshme. Në malësitë shqiptare, gruaja që nuk kishte qumësht gjiri për t'i dhënë fëmijës, mbante në gji një gur duke besuar se kështu do t'i vinte qumështi. Ky quhej Guri i Gjirit , Guri i Qumshtit (Guri i Tamlit).
Në fshatra të komunës së Tetovës është vërejtur ky rit: Gruaja që nuk mbetet shpejt me barrë, mban të varur në gjoks një hajmeli e aty janë futur nëntë gurë të marrur nga nëntë ura, nën të cilat kalon ujë i rrjedhshëm. Pasi kalon viti, gruaja do t'i hedhë gurët në lumin e rrjedhshëm duke besuar se kështu do të ketë fëmijë (E.Osmani, Rite...,"Kult.pop.", 1999, f.209).
Kur gruas nuk i jetojnë fëmijët, tri të enjte para Shën Gjergjit shtatëzëna shkon pranë tyrbes së Ali Babës (Tetovë) në fshatin Çiflik. Aty merr një gur dhe e mban të lidhur në bel deri kur të lindë. Pastaj atë gur e var në tojën e foshnjës (në djep). Pas tre muajsh ajo e kthen gurin në vendin ku e mori dhe thotë tri herë fjalët: "Me niet t'Allahit të më rrojnë coullëtl". Po këtë veprim e bën dhe kur më parë i kanë lindur vetëm vajza e, me këtë rast, kur e kthen gurin në vendin e vet thotë: "Me niet t'Allahittë më kthehen djemt!".
Në anë të Krajës, kur nusja arrin në oborr të shtëpisë, marrin në tokë nga ana e djathtë e këmbës së kalit tre gurë dhe, të mbështjellur në një shami, nusja i fut në gjoks, ku i mban për një kohë të gjatë.
Kuptohet se dhe këta janë për mbarësi në jetën e çiftit e për frytnim të nuses në të ardhmen. Forca magjike e gurëve do të ndikojë në plotësimin e dëshirave të nuses e të të afërmëve të dhëndrit.
Po kështu, në shumë raste, në vise të ndryshme shqiptare nëna, së cilës nuk i rrojnë fëmijët, merr një gur aq të rëndë, sa t'i barazohet peshës së fëmijës e, si ta ketë vënë në peshë e të vijë në baraspeshë me fëmijën, beson se me këtë veprim fëmija do t'i jetojë. (Sh.Gjeçovi"Bet'e Shqiptarëvet","Bota Shqiptare", 1943; f.63).
Vërehet se, herë-herë, në çfarëdolloj rreziku e dyshimi në fatkeqësi, banorët e malësive kërkojnë ndihmën çudibërëse të gurit. Në Baze e Pëshkash të Kthellës (Mirditë), kurbanorët e atyshëm duan të kalojnë lumin e Matit dhe shohin se ky ka ujë shumë, si vëren Gjeçovi më 1903, marrin një papërdhok dhe e vënë në cep të krahut dhe kështu e kalojnë ujin në këmbë, duke besuar se ai do t'ua lehtësojë mundimin dhe t'i ruajë nga rreziku i mbytjes. (Sh.Gjeçov, e dhënë e regjistruar më 1903. Shih"Kanun i LD 1989 ; f.495).
Një forcë magjike të posaçme në besimet e tij populli u ka dhënë gurëve me vrimë.
Për të pushuar dhimbja e kokës, shihnin diellin përmes vrimës së gurit. Hidhnin farën e arës përmes vrimës së gurit që ajo të jepte në të ardhmen prodhimin e dëshiruar. Përshkohej bagëtia përmes vrimës së ndonjë shkëmbi (ku hyhet në një anë e dilet në anën tjetër) në pranverë që ajo të ketë shëndet, të mos dëmtohet e që të japë prodhim të mbarë atë vit. Gurët me vrimë, në disa raste i varin në portë të banesës ose dhe te bletët, për mbarësi, pjellori.
Kjo e dëshmuar në disa vende po më shumë në Kolonjë, si na e dëshmon Dh. Qiriazi. "Kur e ndigjojnë fëmijët së pari kangën e qyqes, marrin nji gur, e venë mbi krye e thonë: Qyqe, koka ime gurekokajote qull! Bajnë kështu qi të jenë të fortë si guri dhe të mos ndiejnë dhimbë kreje e trupi. Barijtë marrin atë ditë tre gurë pa folun e ia venë tundsit, pse besojnë qi qet ma shum gjalp qumshti i rrahun, kur të ket ksi gurësh",
("Bota shqiptare", 1943, f.54-55).
F U N D