Forumi Kuq E Zi
 TEORIA E KOMPLOTEVE DHE PSIKOLOGJIA E KONSPIRACIONIT Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 TEORIA E KOMPLOTEVE DHE PSIKOLOGJIA E KONSPIRACIONIT Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 TEORIA E KOMPLOTEVE DHE PSIKOLOGJIA E KONSPIRACIONIT Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 TEORIA E KOMPLOTEVE DHE PSIKOLOGJIA E KONSPIRACIONIT Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vrasja e Kenedit, alienët dhe zbritja në Hënë; të ndriçuarit (Illuminati) dhe 11 shtatori: teoritë mbi komplotet kanë qenë dhe ato bashkudhëtare të historisë.
Në fakt, mund t‘i ndodhë secilit prej nesh në jetën e përditshme që të mbërthehemi ndonjëherë nga një frikë e brendshme e nga një ndjenjë mosbesimi përballë mjedisit që na rrethon, e të na duket vetja i huaj e i padëshiruar.
Por ndodh, madje, që shpesh mendimi njerëzor të rrahë shumë larg e të mendojë se aty fshihet pikërisht një komplot i mirëfilltë, një konspiracion për të shkatërruar, për shembull, karrierën profesionale, atë politike, e të na manipulohen kështu fatet e menduara si të paracaktuara.
Teoria e një konspiracioni të mundshëm haset sidomos te politikanët diktatorë, të cilët thuhet se nuk mund të jetojnë dot pa to.
Duke jetuar në një sistem, të cilin ata vetë e kanë ushqyer, ndodh që frika se një ditë mund të bëhen viktimë e tij, t‘i japë udhë një paranoje të skajshme, e cila mund të kthehet në një sëmundje të vërtetë mendore, ku skenat e përgjakshme, me armiq të përbetuar që duan të të shkatërrojnë e vrasin me një thikë natën në gjumë, bëhen të përditshme.
"Bashkimi Evropian është një mjet për të çuar prapa reformat dhe të bëjë kështu të mundur zgjerimin e pushtetit të Papës në Britaninë e Madhe", kishte theksuar një herë me forcë në një të përjavshme konservatore britanike, "The Spectator", mësuesi i teologjisë Adrian Hilton, më 30 gusht 2003.
Pas kësaj, konservatorët e hoqën emrin e tij nga listat e tyre si kandidat i zonës së Slought në zgjedhjet e fillimvitit 2005 dhe artikulli në fjalë bëri sigurisht bujë e ngjalli debate: Një kandidat për në Parlamentin britanik si teoricien i pastër i komploteve?! - kjo tingëllonte disi paradoksale.
Ai po e diskretitonte partinë e tij me deklarata e artikujt e tij, thuhej në arsyetimin për eliminimin e kandidaturës së tij. Por, gatishmëria për të besuar në komplote fshihet thellë në ndërgjegjen e mendjeve të të gjithë njerëzve. Sigurisht që ato mund të kenë shpeshherë pasoja të përgjakshme.
Në korrik të vitit 1946, një i burgosur, i liruar në Burgun e Kielces në Poloni, vrau mbi 40 hebrenj. Arsyeja për këtë ishin thashethemet e shpeshta që ai kishte dëgjuar se të mbijetuarit e Holokaustit donin të vrisnin për arsye ritesh religjioze një fëmijë të krishterë.
Ky motiv i të ashtuquajturës "legjendë e ritualeve" shkon thellë në histori, duke cekur kufijtë e shekullit të dymbëdhjetë. Murgu anglez, Thomas i Monmouth-it pretendonte asokohe se hebrenjtë kishin kryqëzuar një të ri të vdekur për të përqeshur Krishtin.
"Legjenda e ritualit" la një gjurmë të përgjakshme Pogromi ndër shekuj - derisa erdhëm në kohët e sotme, ku hasim lloj-lloj ekstremitetesh. Si në botën e krishterë ashtu dhe në atë arabe e hebrenje, por sigurisht edhe në kultura të tjera, këto legjenda e mite janë shumë të përhapura.

Komplotet: besimi, legjendat dhe teoritë

Teori të suksesshme komplotesh i kanë dhënë ujë burimit të besimit për puçe e komplote - dyshimit të skalitur në mendje mbi pjesëtarët e një grupi kundër një grupimi tjetër, apo dhe mes individëve të të njëjtit grup.
Kjo mund të prekë një bashkësi religjioze, një popull, një komb, një shtet apo madje edhe thjesht një fshat apo lokalitet. Ku qëndron arsyeja e gjithë kësaj? Nga eksperimentet është e njohur se: njerëzve që jetojnë në mjedisin e tyre natyral u atribuohen më së shumti cilësi pozitive, ndërsa të huajve u vishen kryesisht cilësi negative.
Dhe ata me kënaqësi ndajnë atribute për njerëzit në mënyrë fare të përgjithshme, duke rënë pre e paragjykimeve: për shembull, qarkullon shprehja se gjermanët janë të dhënë shumë pas rregullit e disiplinës, irlandezët të dhënë pas pijes e shumë të lidhur me traditën e fenë e të parëve. Ndërkohë, për sllavët qarkullojnë të tjera shprehje.
Po kështu, për japonezët e kinezët etj. Këto pra janë dhe ato çfarë socio-psikologët i cilësojnë si "stereotipa".
A i nënshtrohen ata kësisoj mishërimit të së keqes, amoralitetit, agresivitetit apo skenarëve të nëndheshëm ogurzinj? A nuk është kjo jo larg thashethemeve për akte të fshehta sabotazhi, që gëlonin në komunizëm e fashizëm, ose në sisteme të tjera diktatoriale? E barabartë thuajse me "Një epidemi ka shpërthyer - armiqtë duan të na helmojnë puset e ujit që ne të vdesim!" - që ishte e shpeshtë në kohët e shkuara.
Dikur, dikush shkruan më pas në një fletushkë apo në një libër mbi nënshtetasit plangprishës dhe planet e fshehta të "të këqijve". Vetëm nëse kjo nis e bëhet shumë e madhe pastaj, shumëkush do të mendonte: "Do të ketë diçka aty, sepse ne nuk u kemi besuar kurrë atyre". Kështu gëlojnë teori e besime të vërteta mbi komplote, puçe, legjenda e më pas vijnë, sigurisht, edhe "kundërteoritë".
Një ndjenjë mosbesimi e mirëfilltë u mjafton atyre si bazë dhe ata pastaj e ndiejnë atë si një nevojë - si për shembull "rituali i legjendës së vrasjeve" - të cilin e përmendëm më lart, që sipas studiuesve nuk ka, në fakt, asnjë bazë të vërtetë historike.
Në kohët e lëvizjeve e ndryshimeve të mëdha shoqërore, ku nis e mbizotëron edhe pasiguria politike, përpos përparimit vjen edhe një fazë e rafinuar e mendimit njerëzor, ku qeveris mosbesimi e plasin kësisoj thashethemet e historitë e stisura për komplote.
Vijmë te revolucioni francez apo ai bolshevik në Rusi, të cilët shfuqizuan pushtetin e dy rretheve konservatore që e mbanin veten si monarki, që burimin e pushtetit të tyre e kishin nga "vullneti i Zotit". Përfaqësues të sistemit të vjetër shihnin një komplot gjigant të funksiononte - dhe i shkruan mendimet e tyre rreth kësaj në libra të panumërt.
Fundi i socializmit real për shembull, për çudi, nuk u shoqërua fare nga ndonjë teori komplotiste, e cila mendohej se mund të ishte shkaktare për një kohë të gjatë e rënies së sistemit. Dështimi i regjimit në rastin e tyre ishte më se evident e nuk shkonte më as edhe një teori e vetme komploti për ta justifikuar atë, pasi populli ishte i bindur tashmë se ishte sistemi që kishte dështuar e më pas edhe elitat e tyre udhëheqëse.

Besimi në komplot nuk është sëmundje mendore

Historianët dhe politologët nga SHBA-ja po përpiqen të gjejnë se përse pikërisht në vendin e tyre teoritë e komplotit e besimi në to po njohin një lulëzim kaq të madh. S‘ka rëndësi nëse bëhet fjalë për 11 shtatorin, zbritjen në Hënë apo vrasjen e Kenedit.
Për socio-psikologët shpjegimi është shumë më i thjeshtë: Shoqëria amerikane ndahet në shumë grupime e njeh shumë thyerje kulturore, që kanë një ndjenjë të thellë mosbesimi ndaj njëri-tjetrit - gjë e cila çon në një shtim inflacionar të detyrueshëm të teorive të komplotit.
Për ta besuar këtë, nuk të bën të besosh, nga ana tjetër, se aty hasim ndonjë indeks se kjo mund të jetë një sëmundje mendore. Për një shqetësim mendor paranojak do mund të flisnim vetëm atëherë kur lidhjet e një njeriu me mjedisin që e rrethon do të prekeshin tejpërtej nga ndjenja të shumëfishta frike e mosbesimi.
Idetë e komplotit të skizofrenëve shpesh janë shumë bizarre, të destabilizuara dhe nga jashtë, jo të pranueshme. Komplotet e zakonshme dhe motrat e tyre të vogla, intrigat, ne i hasim përkundrazi thuajse çdo ditë në jetët tona, e për këtë nuk mund të akuzohemi se jemi paranojakë apo të sëmurë mendorë.
Në firmat ku punojmë, familje, klube, shoqata, parlamente e qeveri, njerëzit komplotojnë vazhdimisht kundër njëri-tjetrit, e për këtë të gjithë jemi dëshmitarë.

Komplotet reale dhe pasojat

Por edhe komplotet reale më të mëdha në botë nuk kanë qenë kurrë kaq të dhunshme sa pasojat e tyre të paramenduara. Komplotet botërore të shfaqura në kopertinat e librave kanë gjithnjë një prirje për të qenë "Bestseller".
Teoritë "bizare" mbi iniciatorët apo shkaktarët e sulmeve famëkeqe terroriste në botë, e veçanërisht ato mbi kullat binjake më 11 shtator 2001, bënë që në Evropë e Amerikë të lulëzonin përmbledhje librash konspirativë me skenarë spiunësh, që po risillnin edhe njëherë atmosferën e "vëllezërve" të tyre të Luftës së Ftohtë, thuajse të gjitha fiksione letrare.
Gjithashtu, kemi dhe rastin e romanit të famshëm të Dan Braun, i cili të sillte ndërmend rishfaqjen apo rizbulimin e grupimit mistik okult të ashtuquajtur "Illuminati", sigurisht nën një emër tjetër, "Vëllazëria e Sionit".
Komplotistët botërorë janë zakonisht ashtu siç pritet: shoqëri homogjene. S‘ka rëndësi nëse janë jezuitë apo hebrenj, masonët e lirë apo koncerne të mëdha botërore financiare, grupime mediatike apo politike, ekonomike a religjioze, ato janë të ndarë nga kufij thuajse të padukshëm prej njëri-tjetrit.
Pas një studimi mbi konceptin e armikut, që haset në shkrimet evangjelike amerikane, historiani amerikan, David Brian Davis, për shembull arriti në një përfundim befasues: "Ndërsa masonët, katolikët e mormonët në realitet shfaqin fare pak ngjashmëri mes tyre, për sa i përket stereotipit të armikut, ato thuajse e venë gishtin në të njëjtën pikë".

"Illuminati" - një fantazmë e mitit të superkomplotistit botëror

Urdhri i "Illuminati", një shoqëri apo klan okult gjermano-bavarez, i cili kujdesej për përhapjen e idealeve të tij në vitin 1785, u ndalua vetëm nëntë vite pas themelimit të tij dhe u shkri përfundimisht në vitin 1790.
Ai kishte sipas dokumentacionit historik anëtarë vetëm në Gjermani. Ishin autorët e librave konservatorë ata që e bënë atë përgjegjës fillimisht për shpërthimin e revolucionit në Francë e pastaj në Rusi.
Në vitin 1799 për shembull, predikuesi religjioz amerikan, Jedidiah Morse, ishte ai që e përmendi atë për herë të parë në kontekstin e luftës që duhej bërë ndaj fushatës shkatërrimtare të "Fronit e altarit".
Historiania britanike, Nesta Webster, e shihte Anglinë në vitet njëzet, të kërcënuar nga një aleancë shkatërrimtare mes "Illuminati", hebrenjve e një lëvizjeje pangjermane.

Autori "bestseller" amerikan, Dan Braun, nga ana tjetër, nga "Illuminati", krijon (megjithëse kjo edhe mund të jetë e vërtetë) me fantazinë e tij një shoqëri të fshehtë - ku Da Vinçi na shfaqet si anëtar i këtij urdhri.
Një gjë të përbashkët kanë të gjithë autorët me njëri-tjetrin për sa i përket shpjegimit të teorive mbi komplotet. Ato mbërrijnë me mesazhet e tyre direkt në grupet që ata mendojnë se u përkasin: "Armiqtë tanë janë të egër, të këqij, të fuqishëm, të përhershëm, të pashikueshëm e duan të shkatërrojnë e degjenerojnë idealet tona më të larta".
Ky stereotip demonial si armik haset sot, për shembull, edhe në shkrimet e kundërshtarëve, le të themi, të globalizimit, ashtu sikurse edhe te fondamentalistët e të gjitha krahëve religjiozë apo dhe në librat "bombë" që mundohen të fantazojnë mbi shumë teori, për shkaqet e organizimit të sulmeve të 11 shtatorit.

Komplotet minimizohen në një shoqëri demokratike

Por, një gjë është e qartë: ai që vuan nga një frikë e tillë shpesh bëhet objekt e subjekt i pasojave të saj, pasi paranoja për një veprim keqdashës nga një grup apo individ që të ndodhet pranë, është e rrënjosur thellë në psikikën njerëzore.
Teori mbi komplotin mund të ketë pa fund, por praktika ka treguar se shpesh (për fat) distanca mes asaj çka paralajmërohet e asaj çka ndodh në të vërtetë është e madhe. Shumëkush demonizohet me pa të drejtë e ndonjëri në këtë rast do të thoshte se këtu ka një ngatërresë të qartë koncepti mes komplotit, paragjykimeve e stereotipave, për të cilat folëm më lart.
Por, komploti, gjithsesi, ekziston realisht e shpesh është i prekshëm e më konkret sesa paragjykimet e stereotipat. Ai fle në mendjet tona e ka shoqëruar zhvillimin njerëzor, duke furnizuar edhe historitë më të famshme letrare e artistike me personazhe nga më rrëqethësit. Por, përpjekja për të gjetur komplot në çdo veprim është qartazi një reminishencë e së kaluarës e që ushqehet sidomos në shoqëri të pazhvilluara e antidemokratike.
Në një shoqëri ku rregullat e lojës funksionojnë, baza reale e vënies në praktikë të komploteve njerëzore minimizohet e kështu njeriu i nënshtrohet fatit të tij real, të bazuar në normat e jetës së përditshme njerëzore, që nuk përjashtojnë kurrsesi mistikën që e shoqëron njeriun në shumë aspekte deri në ditën që ndahet nga kjo bot

https://kuqezi.albanianforum.net/

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Eshtë përkthyer kohët e fundit në italisht libri i Kate Tuckett-it, "Konspiracione". Pusi, komplote, zbulime, dhe të tjera të vërteta të fshehura shqetësuese", dhe në një recesion në ‘Corriere della sera" Ranieri Polese ankohej se po merremi me një numër të madh të ashtuquajtur konspiracionesh, që nga Templarët te vdekja e Moxartit, që nga vrasja e Kenedit te vdekja e Ledi Dianës, që nga ‘të vërtetat" mbi 11 shtatorin te pseudo misteret kristologjike të zbuluara nga Dan Brown-i në ‘Kodin e Da Vinçit", por ai harron ndoshta shembullin ekzemplar të ndërtimit të një komploti të përbotshëm: ‘Protokollet e të Urtëve të Sionit", sa famëkeq po aq edhe të paqenë.

Mungesa është acaruese dhe do t"ia vlente që Einaudi ta ribotonte shpesh ‘Leja për një gjenocid" të Norman Cohn-it, që shkruante në vitin 1967 për historinë e pseudo komplotit hebraik gjëra përfundimtare – edhe pse gjithmonë tek Einaudi u botua në 2005-ën ‘Komploti" i Willy Eisner-it, që tregon të njëjtën histori me vizatime (por nuk është libër për të qeshur, përkundrazi për të qarë).

Duke e lënë mënjanë ‘Protokollin", sindroma e komplotit është e lashtë sa bota dhe ai që e ka ravijëzuar në mënyrë të përkryer filozofinë e tij është Karl Popper-i, në një ese mbi teorinë sociale të konspiracionit që gjendet në ‘Hamendësime dhe Kundërshtime". "E mbiquajtura teori, më primitive se shumë forma teizmi, është e njëjtë me atë që vërehet tek Omeri. Ai e konceptonte pushtetin e zotave në atë mënyrë saqë gjithçka që ndodhte në rafshirën që shtrihej para Trojës, ishte thjesht pasqyrimi i konspiracioneve të shumta që thureshin në Olimp. Teoria sociale e konspiracionit është në fakt një version i këtij teizmi, i besimit, domethënë, në hyjnoren kapriçot apo vullnetet e të cilës drejtojnë gjithçka. Ajo është një pasojë e heqjes dorë nga referimi te Zoti, dhe e pyetjes që rrjedh logjikisht: Kush e ka zënë vendin e Tij?". Vendin e Zotit tani e kanë zënë njerëz të ndryshëm dhe grupe të fuqishme – grupe-presioni ogurzinj, të cilët mund të fajësohen për organizimin e ‘depresionit të madh" dhe për të gjitha të këqijat që na kanë rënë... Kur teorizuesit e konspiracionit vijnë në pushtet, ajo merr karakterin e një teorie që përshkruan ngjarje reale. Për shembull, kur Hitleri mori pushtetin, duke besuar në mitin e konspiracionit të Pleqve të Urtë të Sionit, ai u përpoq të mos mbetej prapa me kundër-konspiracionin e tij".

Psikologjia e komplotit lind nga fakti se shpjegimet më të qarta të shumë fakteve shqetësuese, nuk na bindin, dhe shpesh nuk na bindin sepse na lëndon pranimi i tyre. Kujtoni teorinë e ‘Plakut të Moçëm" pas rrëmbimit të Moro-s: si është e mundur, pyesnim veten, që disa tridhjetëvjeçarë mund të konceptojnë një veprim kaq të përkryer? Pas tyre duhet jetë një "Tru" më i zgjuar. Pa menduar se në atë moment tridhjetëvjeçarë të tjerë drejtonin ndërmarrje, aeroplanë reaktivë apo shpiknin sisteme të reja elektronike, e pra, problemi nuk ishte se si disa tridhjetëvjeçarë na qenkëshin të aftë të rrëmbenin Moron në rrugën Fani, por që këta tridhjetëvjeçarë ishin bijtë e atyre që përrallisnin për ‘Plakun e Moçëm".

Interpretimi i dyshimtë në një farë kuptimi na shkarkon nga përgjegjësitë tona, sepse na bën të mendojmë se prapa asaj që na shqetëson fshihet një sekret, dhe se fshehja e këtij sekreti përbën një komplot në dëmin tonë. Të besosh në komplot është pak a shumë si të besosh se mund të shërohesh nga një mrekulli, vetëm se, në këtë rast, përpiqemi të shpjegojmë jo një kërcënim, por një goditje-fati të pashpjegueshëm (shiko Popper, në zanafillë është gjithmonë thirrja në ndihmë e intrigave të zotave).

E bukura është se, në jetën e përditshme, nuk ka asgjë më transparente se komploti dhe sekreti. Një komplot, nëse është i efektshëm, herët a vonë krijon rezultatet e veta dhe bëhet i dukshëm. E njëjta gjë vlen edhe për sekretin, i cili jo vetëm që zbulohet, zakonisht nga një varg ‘grykash të thella" por, për çfarëdolloj gjëje qoftë, nëse është i rëndësishëm (qoftë formulë e një substance mirëbërëse apo një manovër politike) herët a vonë del në dritë. Komplotet dhe sekretet, nëse nuk dalin në sipërfaqe, kanë qenë o komplote të paafta o sekrete boshe. Forca e atij që njofton se di një sekret nuk qëndron në faktin se ai kërkon të mbajë të fshehtë diçka, por në faktin se ai kërkon të na bindë se ekziston një sekret. Në këtë kuptim sekreti dhe komploti mund të jenë armë të efektshme pikërisht në duart e atij që nuk i beson ato.

Georg Simmel-i në esenë e tij të famshme mbi sekretin na kujton se "sekreti i jep atij që e zotëron një pozicion përjashtues... ai (sekreti) është në themel i pavarur nga përmbajtja e tij, por sigurisht që është shumë më i vlefshëm për faktin zotërimi ekskluziv i tij të jetë i gjerë dhe kuptimplotë.... Përballë të panjohurës impulsi i natyrshëm për idealizim dhe frika e natyrshme e njeriut bashkëpunojnë së bashku për të njëjtin qëllim: ta thellojnë të panjohurën përmes imagjinatës dhe ta vlerësojnë me po atë forcë që zakonisht nuk u rezervohet realiteteve të dukshme".

Pasoja paradoksale: pas çdo komploti të rremë, ndoshta fshihet komploti i dikujt që ka interes të na e paraqesë si të vërtetë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Rast i Jeams Dean-it

Edhe objektet e ndryshme, pavarësisht
çfarë janë ato, kur të mbushen me energji, qoftë ajo pozitive apo
negative, gjatë ceremonive të ndryshme magjike, akumulojnë në vete forca
të mëdha të energjisë, të cilat rrezatojnë dhe kanë efekt të fuqishëm
të veprimit. Dhe këtë më së miri e ilustron rasti i Jeams Dean-it.
Rasti
i Jeams Dean-it, artistit të njohur nga Kalifornia, është rast mjaft
interesant. Dean ishte anëtar i një sekti satanist dhe pjesëmarrës në
shumë rituale të tyre. Edhe përkundër kërcënimeve, ai largohet nga ky
sekt. Por një ditë e gjejnë të vdekur në automobilin e vetë të tipit
“Porshe” si pasoj e një fatkeqësie komunikacioni (sipas raporteve
policore)!
Pas fatkeqësisë karrocerinë a automobilit e blen mekaniku
George Burms. Mirëpo gjatë shkarkimit të saj, ajo shkëputet dhe i thyen
te dy këmbët mekanikut të mjerë. Sakaq, pas dy muajsh i vdes edhe gruaja
në rrethana misterioze.
Motorin e “Porshesë” (pasi motori nuk ishte i
dëmtuar), Burms-i ia shet një mjeku që ishte adhurues i vozitjeve
sportive. Për fatin e keq të tij, mjeku gjatë një vozitjeje sportive
pëson fatkeqësi (ndeshet në mur) dhe në vend të ngjarjes mbesin të
vdekur mjeku dhe bashkudhëtari i tij. Në të njëjtën vozitje sportive
rrotullohet edhe automjeti, në të cilin ishte vendosur ndërruesi i
komandave (shpejtësive) nga automjeti i Dean-it, me që rast vozitësi
pëson lëndime të rënda.
 TEORIA E KOMPLOTEVE DHE PSIKOLOGJIA E KONSPIRACIONIT MagjiaezezezePor me kaq nuk përfundojnë fatkeqësitë që i “provokonte” ky
automjet. Karroceria e dëmtuar e “Porshesë” së Dean-it, që mekaniku
Burns e kishte ekspozuar pranë një rruge automobilistike (pasi Dean
ishte njeri me famë), bie dhe ia thyen këmbën një fëmije që ishte duke e
shikuar atë. Disa ditë më vonë, e njëjta karroceri e dëmtuar, derisa po
transportohej me kamion në një vend tjetër, sërish për ekspozim, pëson
fatkeqësi kamioni dhe vozitësi “fluturon” jashtë kabine dukë përfunduar i
vdekur nën karrocerinë e “Porshesë”, e cila shkëputet prapë dhe
rrëshqet në tokë, duke ra mbi trupin e vozitësit. Ndërsa një vozitës
tjetër, që i ishte blerë gomat e automobilit të Dean-it, gati sa nuk e
humbi kokën, kur befasisht i pëlcasin gomat, pa asnjë arsyeje. Në vitin
1960, gjatë transportit për në Los Anxhelos, karroceria e “Poreshesë”
zhduket përgjithmonë...
Ky rast nuk është i vetëm në analet e
ndodhive misterioze. Forma të ndryshme të energjisë, që ndikojnë dhe
veprojnë të akumuluar nga rituale të lloj-llojshme, janë njohur dhe
aplikuara edhe nga shumë kultura të lashta.. “Mallkimi i faraonëve”
është bartur nëpër shumë literatura me famë botërore pasi nga ai
mallkim, pothuajse të gjithë hulumtuesit që bënë ato zbulime, vdiqën në
rrethana misterioze. Bile, sot, në botë është e përhapur edhe teza se
edhe virusi misterioz i AIDS-it, është mallkim i fjetur në sarkofagun e
faraonit të famshëm Tutankamonit. Sipas kësaj teorie, virusi u gjet në
liri më 1922, kur u zbulua varri i faraonit të famshëm, kurse u përhap
(mendohet që fillimisht në Amerikë) në vitet e shtatëdhjeta të këtij
shekulli, gjatë ekspozimit të atyre objekteve të gjetura në varrin e
këtij faraoni.
Me “magji të zezë” u morën edhe shumë artistë e artisë
me famë botërore siç janë: Florinda Bolkan, Frenk Sinatra, Gilbert
Besaud, Don Johans, Evelyn Dersay
Natalia Wood etj., por për përjetimet e tyre pak kush pranon të
flasë. Ja çfarë mendon njëra prej tyre, Florinda Bolkan: “Gjithçka që
për magjinë dhe ritualet e saj mund të lexoni nëpër libra ose revista të
ndryshme, është vetëm një pjesë e vogël e destinuar për opinion: magjia
është diçka më shumë, diçka më e fortë e që e dinë vetëm një numër i
vogël i magëve. Atyre nuk ju nevojitet fama, nuk ju nevojiten dhuratat e
për ta fare pak dihet. Ata janë magë të vërtet të magjisë së bardhë ose
të zezë dhe merren me gjëra, të cilat njerëzit, ndoshta kurrë nuk do
t’i dinë. Të gjitha mënyrat tjera janë forma më të ulëta të magjisë”.
“Ekzistojnë
shumë demon dhe forca të tjera me emërtime të ndryshme, të cilat gjatë
ceremonive të posaçme, mund ta thërrasin “princin e errësirës”, vet
Satanin. Satani mund t’i mbarsë gjërat me energjinë e vetë negative e
cila provokon edhe vdekjen” - thotë prof. Toubba Cilmenar, shkencëtar
nga San Francisko, i cili merret me kërkimet e “magjisë së zezë”.
“Varësisht nga karakteri i ceremonialit, forca e errët e thirrur, mund
të veprojë për një çaste, për kohë të shkurtër apo të gjatë. E keqja
mund të vuloset në ndonjë gjë gjatë ceremonialeve të posaçme të cilat
“mbjellin” gjurmët e këqija. Ato fusha quhen “fusha T”, të marra nga
fjala “Thought - fields” (që do të thotë - fushat e mendimeve).
Mendohet
se në raste të ndryshme, gjatë thirrjes së Satanit, mendimet e errëta
thithen nga objektet (materialet) përkatëse dhe më vonë, në kohë të
caktuara, ato mendime rrezatojnë nga po ai material. Bëhet fjalë për
thirrje të posaçme të forcave të mëdha negative, të plotfuqishme dhe me
efekt të lartë të veprimit dhe natyrisht, edhe të rrezikshme për jetën.
Ato forca të mëdha negative të veprimit e thërrasin Satanin ose “princin
e errësirës”.
“Princi i errësirës” ose “Satani” është në të vërtet
mendim i fuqishëm negativ, i koncentruar dhe i fuqizuar, forcë e keqe
psikike e cila mundet edhe të mbysë” -përfundon prof. Cilmenar.
Mekanizimi i këtyre forcave të errëta është, përafërsisht ky:
Embrioni i tyre ndodhet tek njeriu, përgjithësisht, në secilin prej
nesh, por ata që merren me “magji të zezë”, nëpërmjet ceremonialeve të
ndryshme, të posaçme, e kanë zhvilluar dhe fuqizuar këtë forcë të
energjisë, të cilën ashtu të akumuluar, e orientojnë me koncentrim të
fortë, si rreze laseri, drejt objektivit të caktuar. Këto mendime, e kjo
“dëshirë” e koncentruar, vepron si forcë e keqe në jetën, që ne e
konsiderojmë, normale.

Rasti i vajzës nga Reçani

Raste të
tilla, të ritualeve për thirrjen e “forcave të errëta” me qëllim
keqbërse, ka sa të duash edhe në shoqërinë tonë. Dhe siç e kam cekur
edhe në fillim të këtij artikulli, secili prej nesh, së paku ka dëgjuar
një histori të këtij lloji. Ky rast ka ndodhur në rrethin e Prizrenit,
pikërisht në fshatin Reçan. Miku im S. Basha, që ka asistuar në këtë
rast, dhe të cilin e ka publikuar në librin e tij “Hipnozë...” ja seç
shkruan: “Më kanë kërkuar ndihmë për një femër shumë të sëmurë nga
fshati Reçan i Prizrenit, për të cilin prindërit e saj më thanë që e
kishin dërguar për shërim tek shumë mjek, por pa sukses. Pasi unë në atë
kohë nuk mund t’i shëroja njerëzit nga “magjia e zezë”, kam kërkuar
ndihmë nga dervish Destani, i cili vinte pa përtesë.
Ishte një vajzë e
re, 17-18 vjeçare e cila alivanosej - e humbte vetëdijen, grindej pa
vetëdije me persona të panjohur dhe të imagjinuar e të padukshëm për
sytë e të tjerëve. E rroknin katarza apo llahtari psikike me dhimbje të
mëdha e britma të padurueshme për të tjerët, bërtima të cilat ta fusnin
frikën. Kësaj vajze shpesh i zihej edhe fryma ku dukej si e vdekur dhe
në këtë gjendje rrinte me orë të tëra. Kur zgjohej e rraskapitur, pra,
vinte në vete, rrinte normalisht por nuk dinte se çka ka bërë gjatë asaj
kohe dhe çka ka folur.
Dervish Destani më urdhëroi që ta marr një fletë të pastër dhe një
laps kimik. I nxori tespit e veta, të gjata, prej 1001 kokrrash. Derisa
ne ishim aty, ajo vajza e sëmurë ishte me vetëdije të plotë dhe e q
etë, pra në gjendje normale. Dervish Destani e urdhëroi këtë vajzë që të
ngrihet në këmbë dhe e përbiroi nëpër rrathët e tespiheve tri herë,
duke kënduar me vete disa lutje. Sapo e përfundoi ritualin vajza u
sëmurë. Ishte vërtet e dhembshme ta shohësh një vajzë të bukur e cila
sapo ishte martuar dhe nuk mund ta shijonte natën më të bukur të
martesës dhe muajin e mjaltit. Edhe gëzimi i familjes ishte kthyer në
dhembje. Dhembje që provokonte pikëllim. Ajo shtëpi e ndërtuar aq bukur,
për një kohë të shkurtër ishte shndërruar në një ferr të vërtet nga një
dorë e zezë e pamëshirshme dhe e mallkuar.
Dervishi, në tespihet e
veta, i kishte të ndara 7 kokrra nga tërë rrethi i tyre. U lutë dhe e
thirri në ndihmë një emër. Ai emër ishte një qenie hyjnore. Gjatë kësaj
kohe dervishi e urdhëroi këtë vajzë që të tregonte se kë po e shihte.
Cili ishte ai që i ka bërë magji. Kush e kishte sjell në këtë gjendje.
Vajza (nusja e re) nuk foli nja gjysmë ore fare, veç shkarravitej,
bërtiste dhe i zihej fryma. Dervishi e prekte trupin e saj me tespihe
dhe e urdhëronte që të fliste... dhe lutej. Më në fund vajza filloi të
flasë dhe të tregoj një emër. Atëherë dervishi më urdhëroi mua që ta
shkruaj atë emër në fletë. Pas kësaj ajo filloi të thoshte edhe emra të
tjerë. U bënë 10 emra të ndryshëm, si femrash ashtu edhe meshkujsh që
ishin të familjarëve, miqve, shokëve e shoqeve. Unë i befasuar e pyeta
dervishin se si është mundur që kaq shumë njerëz t’i bëjë magji? Ai më
tha se personi që i ka bërë “magji të zezë” fshihet dhe maskohet në
lloj-lloj figurash, bile edhe në figurë të prindërve të saj.
Dervishi
e mori fletën me emra, foli diçka dhe i fryni asaj flete. Pastaj e
kalli... Por një qoshe e fletës mbeti pa u kallur e në të ishte një emër
femre. Unë prapë e pyeta dervishin se pse ajo qoshe nuk po kallet?! Ai
tha: kallet... d
he, dikur, me disa lutje, u kall edhe ajo qoshe. -Ky emër është i
një femre që merret me “magji të zezë”, dhe paska një mbrojtje të madhe,
për këtë arsye nuk kallej - tha dervish Destani.
Vajza tregonte
emra të tjerë që u bënë 24. Vetëm një nuk e tregonte kurrsesi: “Kur po
tentoj ta tregoj atë emër, ajo grua po më furë e po më thotë se do të
mbys po tregove kush jam...” - tha në vaj vajza.” Dervishi e përdori një
teknik psikologjike: I bërtit me zë të lartë dhe iu vërsul vajzës me
tespihe për ta goditur, duke i thënë: -A po e tregon atë emër a të bëra
copë-copë! Vajza e tha emrin me vështirësi, unë e shkrova shpjet e
shpejt dhe ia dhashë dervishit. Ai e mori letrën, u lut diçka me vete, i
fryni letrës dhe e kalli. Si u kallë tërësisht, vajza u zgjua nga ajo
llahtari e madhe dhe tha: -U çlirova... Po kush jeni ju? Çka keni lypur
këtu me mua në dhomë?! -Në rregull është, i tha dervishi, ne kemi ardhur
të të shërojmë, mos ki frikë tash je e shëruar. Vajza (nusja) e thirri
vjehrrën me “nënë”, kur ata hynë brenda në dhomë të gëzuar që ishte
shëruar e reja...
Pas një kohe kam dëgjuar se kjo nuse më nuk kishte pasur sulme dhe kishte filluar një jetë normale” - thotë S. Basha.
Basha
mendon, bazuar në studimet e shumta dhe eksperimentet me hipnozë, se
çdo magji që bëhet, bëhet me urdhër në ndërdije, sepse ndërdija i lexon
dhe i pranon valët më të imta psikike që dërgohen drejt saj dhe i merr
ashtu siç janë të dërguara, në çfarëdo forme dhe mënyre, pa marrë
parasysh largësinë apo vendin. “Magjinë, qoftë të zezë, qoftë të bardhë,
unë e quaj virus mental” - shprehet Basha.
“Magjia bëhet me të gjitha llojet e elementeve kozmike, duke
filluar prej elementit të zjarrit, ajrit, ujit apo tokës; çdo element e
ka fuqinë e vetë magjike, e cila është si një shpat me dy teha - kah t’i
jep luftëtari, ajo pret ose mbron”.
Basha thotë se në Kosovë, por
edhe në të gjitha trojet shqiptare përgjithësisht, përdoren rituale të
magjisë primitive, dhe kjo ndoshta është pozitive, pasi magjia
profesionale do të ishte shumëfishë më e rrezikshme....

Rasti i 15 vjeçares L.

Dhe
për fund të këtij artikulli, po e shënoj një rast, ku e edhe vetë kam
asistuar. Një vajzë 15 vjeçare, që ishte edhe fqinjë e imja, ishte
sëmurë psikikish. Familjaret ishin të bindur se “ka të bame” dhe ishin
shumë të shqetësuar për fatin e fëmijës së tyre. I kishte humbur oreksi
dhe ushqehej vetëm e infuzion. E kishin pasur tek shumë mjekë dhe të
gjitha analizat rezultonin në rregull. Vajza organikisht, pra ishte e
shëndosh. Çdo intervenim mjekësor ishte i kotë: shpirti i saj mbahej
vetëm në bazë të ushqimit artificial. Dhe për këtë arsye atë e vizitonte
pothuajse përherë një mjek, dhe atë ditë kur ne shkuam në atë shtëpi,
të ftuar nga familjarët për ta provuar edhe këtë formë shërimi, mjeku
ndodhej aty.
Meqë e dinim se pacientja vështirë se mund të
hipnotizohet, morëm me vete dhe dy medium (Sh. G. Dhe L. B.) të cilët në
raste të tilla, shërbenin si “urë lidhëse” mes nesh dhe pacientes.
Procesin e udhëhiqte S. Basha.
Të dy mediumet i futëm në gjendje të
thellë hipnotike dhe i “lidhëm” në mënyrë telepatike me pacienten (me
shpirtin e saj) e cila qëndronte indiferent. Duke hulumtuar në brendi të
psikes së saj, mediumet thanë se shpirti i kësaj vajze ishte “rob” i
një ceremoni të “magjisë së zezë”, që i ishte dedikuar dikujt tjetër,
por që fatkeqësisht, në të kishte shkelur ajo. Ata (një e afërme)
ia kishte thithur të gjithë energjinë e kësaj vajze dhe këtë
energji e kishte mbyllur në formë rrethi në maje të kulmit të shtëpisë.
Kështu raportonin mediumet që hulumtonin në gjende të thellë hipnotike.
Miku im Basha, duke e aplikuar metodën mesmerike ( magnetismus animalis
- magnetizëm shtazorë), na urdhëroi që të kapemi të gjithë dorë për
dore duke e krijuar kështu formën e një rrethi. Përmes energjisë së dy
mediumeve si dhe me ndihmën e energjisë kolektive (pasi kishim krijuar
një qark të mbyllur), filluam sulmin psikik për shkatërrimin e asaj
sfere, zhbllokimin e asaj energjie dhe lirimin e shpirtit të kësaj vajze
nga ai rreth i mallkuar që i kishte sjellë kësaj familjeje shqetësime
serioze.
Pas përpjekjeve të mundimshme të mediumeve (të cilët
dukeshin sikur të ishin në gjendje histerie), u arrit që të
shpartallohet ajo sferë, dhe po në atë moment, vajzës (pacientes) iu
kthye energjia e bllokuar - fytyra e saj ndryshoi, mori krejtësisht
pamje tjetër.
Me ndihmën e mediumeve, që gjatë gjithë kohës ishin nën
hipnozë, rreth trupit të vajzës krijuam një shtresë (eterike)
mbrojtëse, si mburojë nga sulmet e tjera eventuale. Gjithashtu, asaj i
dhamë edhe një simbol që ta bartë me vete, po ashtu, si mbrojtje nga çdo
energji e keqe...
Ndonëse ky rast, ndokujt edhe mund t’i duket si ngjarje nga filmat
fantastik, e ndoshta shumëkush mund ta cilësoj edhe si patologji
shpirtërore, por kjo, siç e kam thënë edhe në fillim, është e çështje
besimi, bindje personale.... dhe nuk ka rëndësi. E rëndësishme është se
ajo vajzë, më vonë, është martuar dhe është bërë nënë.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons