Vazhdon të mbajë hapin e Juventusit Milani i cili ka mundur në këtë javë të Serisë A 3-0 Kaliarin në San Siro.
Një supergol i Ibrahimovic me goditje dënimi ka zhbllokuar gjithçka në minutën e 32-të, ndërkohë që është sërish suedezi që shndërrohet në protagonist pak minuta më pas duke i dhuruar një asist Nocerinos, që realizon golin e dytë, duke mbyllur në një farë mënyre ndeshjen që në këto 45 minuta.
Në pjesën e dytë krijon raste sërish Milani por golin e tretë e gjen vetëm në minutën e 75-të me Masimo Ambrozinin, ndërsa Kaliari ka qenë i pafuqishëm të reagojë gjatë gjithë 90 minutave.
Pas kësaj fitoreje kuqezinjtë qëndrojë sërish në vendin e dytë me 1 pikë larg Juventusit kryesues.