Real Madrid përmbysi rezultatin, mundi 3-1 Saragozën në Santiago Bernabeu dhe falë barazimit pa gola të Barcelonës me Villarealin e çon në 7 pikë diferencën me vendin e dytë.
Goli i Latifës në minutën e 11 shokoi lojtarët madrilenë të cilët kishin shpërdoruar disa raste deri në atë minutë. Në tentativën e tretë para portës kundërshtare Kaka nuk kishte si të gabonte, duke shënuar golin e barazimit në të 32 minutë.
Pjesa e dytë foli e gjitha për bluzat e bardha, dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen me dy gola të tjerë, në fillim Ronaldo dhe më pas Ozil vulosën fitoren e skuadrës së Mourinhos.
Ndërkohë Barcelona ka zhgënjyer vetëm 4 ditë pas kualifikimit për në gjysëmfinalet e Kupës së Mbretit.
Katalanasit e Guardiolës nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola me Villarealin, rezultat ky që i shkon për shtat vetëm Realit, rivalit të tyre direkt për titullin kampion.