Philippe Coutinho, që nga e hëna, nuk do të jetë më pjesë e Interit sepse do të huazohet tek Espanyol.
Organizatori brazilian kishte kërkuar më shumë hapësira në formacion për të mos humbur thirrjen në kombëtaren e Brazilit për Lojërat Olimpike.
Në këtë mënyrë Interi ka vendosur ta dërgojë në Spanjë Coutinho-n dhe deri në fund të sezonit ai do të luajë në Katalonjë. Interi në fakt beson tek aftësitë e futbollistit të rid he për këtë arsye ka vendosur ta dërgojë në një skuadër tjetër me formulën e huazimit.
Ndërkohë, pritet edhe një rritje e ofertës (mbi 10 milionë euro) nga ana e Paris Saint Germain për Thiago Motta. Deri tani francezët kanë ofruar 8, por të martën mund të zgjidhet gjithçka dhe braziliani me pasaportë italiane mund të transferohet në kryeqytetin francez.