Hajmalia - vula e familjes së lumtur!
Hajmalia e quajtur "Vula e familjes së lumtur" nga i gjithë visari i pasur i simboleve magjike mbrojtëse të urtësisë së fshehtë tradicionale të Lindjes, trajtohet si një mbretëreshë e vëretë. Disponon me një numër të madh dëshmish konkrete për efektet çudibërëse që ajo ka.
Mjafton të theksohet se kjo hajmali klasifikohet në kategorinë e shkrimeve të rralla, përmbajtja mistike e së cilës ndërtohet nga formulat më të fshehta dhe ceremonialet me ndikim veprues të eksperiencës shekullore okulistike të Orientit të lashtë.
Deri te përmbajtja origjinale dhe burimore e hajmalisë "Vula e familjes së lumtur", kemi arritur, falë z. Ahmet Bosniqit, gazetarit, publicistit, udhëpërshkruesit dhe hulumtuesit të madh të civilizimeve të hershme botërore dhe njohësi të mirë të urtësive të fshehta ezoterike, nga Sarajeva. Z. Bosniq, sa ishte në udhëtim nëpër shtetet e Lindjes, në kërkim të materialit për përgatitjen e librit të tij tanimë të famshëm "Simbolet magjike dhe hajmalitë", nga një burim i besueshëm, arrin ta sigurojë origjinalin e kësaj hajmalie, për të cilën, nga vendasit, kishte dëgjuar shumë dëshmi për efektet çudibërës që ajo ka tek personi ose rrethi i caktuar ku ajo mbahet.
Me t'u kthyer në Sarajevë, gjatë muajit prill të vitit 2000, si prezantim dhe dhuratë lexuesve, ai këtë hajmali e boton në revistën prestigjioze boshnjake "NOVA ARKA".
Pas publikimit, edhe vetë mbetet i befasuar me reagimin e lexuesve? Në redaksi arrinin me qindra letra që dëshmonin efektin e vërtetë çudibërës të ndikimit të saj.
Nëse me përpikëri u përmbaheni udhëzimeve të dhëna si më poshtë, do të bindeni edhe vetë për ndikimin e vërtetë magjik që ajo ka.
Pa dashur të ndërhyjmë në qëndrimet dhe paragjykimet tuaja më parë të formuluara materialiste ose religjioze, sa për ilustrim, desha t'ju prezentoj një hulumtim që kishte bërë me lexuesit e vetë, revista gjermane me reputacion "EZOTERA". Nga ky sondazh, ajo ka ardhur në përfundim se, 75 për qind të gjermanëve i besojnë fuqive mrekulluese të hajmalive dhe simboleve tjera magjike. E njëjta gjendje është edhe në Angli, Itali dhe Francë. Me një dekret ligjvënës në SHBA, më në fund lejohet edhe zyrtarisht përdorimi dhe bartja e talismanëve, amuleteve, hajmalive si dhe simboleve tjera religjioze nga ana e regrutëve ushtarakë. Sido që të jetë, besoj se do të pajtohemi të gjithë me një konstatim se, me bartjen dhe posedimin e kësaj hajmalie, nëse vërtet nuk do të kemi efekt, së paku as nuk do të kemi kurrfarë dëmi. Fundja, kjo është forca e besimit. Mu ashtu sikur thuhet në Bibël: "... u bëftë sipas besimit tuaj" (Mateu 9:29).
Historiku i hajmalisë
Rrënjët e para të "Vulës së shtëpisë së lumtur" rrjedhin që nga lashtësia e hershme e historisë njerëzore dhe ato shtrihen deri te civilizimi sumer dhe babilonas, për të cilën kohë kemi edhe dëshmi materiale. Kronikat e shumta të zbuluara nga kjo periodë tregojnë se, versionin e parë të kësaj hajmalie e ka shfrytëzuar mbreti i Babilonisë, HAMURABIJE (shek. XX p.e.s.), ndërsa, pasurimi dhe begatimi i saj me elemente shtesë të fuqisë magjike bëhet nga ana e Solomonit (h.z. Sylejmanit, 970-930 p.e.s.).
është interesante se, në kohën e sundimit të tij, në të gjitha hapësirat e tempullit ku ai më së shumti qëdronte, ishte prezente imazhi i kësaj hajmalie.
Me emrin "Vula e familjes së lumtur", për herë të parë kjo hajmali përmendet në një papirus egjiptian nga koha e Ptolemeut, ku flitet për princin SETNAU HAEM-UASTI, magjistarit më të madh të Egjiptit nga të gjitha kohërat e sundimit të faraonëve. Setnau Heam-Uasti, ka qenë këshilltar i Faraonit, mësues dhe ruajtës i mësimeve dhe shkrimeve të fshehta magjike të Egjiptit të lashtë. Se çfarë rëndësie princi Setnau i kushtonte kësaj hajmalie, në papirus shkruan se ai kurrë nuk e ka larguar atë nga vetja dhe as që ka hyrë në ndonjë hapësirë ku nuk ishte prezente pamja e saj.
Më pas, gjatë kohërave të ndryshme, përmbajtja e kësaj hajmalie pasurohet edhe me elemente tjera simbolike që ia jepnin forcën më të madhe magjike, për të rënë, më vonë, në duar të gnostikëve dhe islamikëve të cilët, formës burimore të saj, ia shtojnë edhe disa citate të përzgjedhura nga Kurani.
Nuk është kurrfarë teprimi nëse për "Vulën e familjes së lumtur" themi se ajo është njëra ndër hajmalitë më çudibërëse nga visari i pasur i njohurive mistike dhe mësimeve tjera të fshehta të Orientit.
Ajo, zakonisht, dedikohet për mbrojtjen e hapësirave ku jetohet (shtëpisë, banesës etj.) si dhe vendeve ku më së shumti qëndrohet (zyra, tregtia, dyqani, zejtar, etj). Po ashtu, si tejet efektive, është treguar edhe gjatë mbrojtjes personale. Nëse përdorohet me rregulla, veprimet mrekulluese të kësaj hajmalie 100 për qind eliminojnë ndikimet negative nga veprimet e rrezikshme të magjisë së zezë, mbron poseduesin e saj nga situatat destruktive dhe nga stresi, si dhe anulon dhe eliminon rrezatimet nëntokësore si dhe format tjera të rrezatimeve të dëmshme. Kur kjo hajmali mbahet në banesë, ajo krijon harmoni dhe flakëron me energji vitale. Bazuar në përvojat e lashta, ajo të gjithë anëtarëve të familjes ju dhron dashuri, mirëqenie, shëndet të mirë dhe qetësi shpirtërore.
"Vula e shtëpisë së lumtur" mund të bartet edhe si hajmali personale, posaçërisht kur niseni në rrugë, sepse është mjet efikas kundër aksidenteve, syrit të keq, si dhe të gjitha ndikimeve negative psikike nga jashtë. Ajo siguron fatin dhe sjell sukses në të gjitha punët e nisura me qëllim të mirë. Zakonisht, hajmalia "Vula e shtëpisë së lumtur" mbahet në vendin e dukshëm, më së shpeshti e varur në mur, e vendosur mbi tavolinë, ose në vitrinë. Do të ishte e preferuar që ta keni në të gjitha dhomat ku qëndroni, por, nëse dispononi vetëm një ekzemplar, mjafton që ta mbani në dhomë të ndejës ose atë të fjetjes, ku ju dhe anëtarët tjerë të familjes, më së shumti qëndroni dhe e frekuentoni.
Veprimi i kësaj hajmalie nuk është i kufizuar në kohë.
Lutja e realizimit të dëshirave përmes ndërmjetësimit të hajmalisë.
Hajmalia "Vula e shtëpisë së lumtur", mund të përdoret edhe si mjet (send) ndërmjetësues në realizimin e dëshirave dhe synimeve tona konkrete jetësore. Mjafton që poseduesi i saj, ta vërë hajmalinë para vetes në tavolinë, dhe në një distancë prej afro 50 cm, ta fiksojë atë me koncentrim të përqendruar. Fiksimi duhet të zgjasë, së paku 10 minuta. Më pas i mbyllim sytë dhe si figuracion psikik e parafytyrojmë dëshirën e caktuar. Me të hapur sytë, koncentrohemi sërish në hajmalinë para vetes dhe me gjysmë zëri e themi lutjen që ka këtë përmbajtje:
"UNë" si krijesa më e përsosur e Zotit në univers, përmes kësaj hajmalie si ndërmjetësues, fuqimisht deklaroj besimin tim të plotë se dëshira ime: ____ (thuhet fjalia e dëshirës dhe synimit konkret), se ajo do të përcillet deri tek qendra e inteligjencës hynore. Le të bëhet sipas vullnetit të Zotit dhe çfarëdo fati që të më vjen nga AI, unë do ta pranoj si realitetin tim të pashmangshëm".
Pasi të thuhet kjo lutje, menjëherë largohet mendja nga dëshira, sikur atë nuk e kemi menduar dhe as thënë fare.
Sipas procedurës së përshkruar, për dëshirën e njëjtë, lutjen duhet përsëritur së paku 3 herë në ditë.