Oliver Morgan është kthyer në jetë pas vdekje – pasi lindi pa gjak në trup. Sëmundja e rallë e quajtur Vasa Previa, formoi një venë ekstra gjatë kohës që ishte ende në bark.
Ai dukej i zverdhur dhe i sapolindur. Dhe pse kishin kaluar 25 minuta nga dalja e tij në jetë, doktorët ende nuk kishin arritur të dëgjonin rrahjet e zemrës së tij. Fëmija është kthyer në jetë pasi i është dhënë oksigjen, masazh në zemër dhe gjak.
Mjekët luftuan me lot në sy dhe ndien gëzim kur panë në monitor se zemra e fëmijës kishte nisur të rrihte.
Oliver tani është 15 muajsh dhe jeton i gëzuar mes nënës së tij Katy dhe babait Jeff.
“Lindja e Oliverit ishte traumatike sa që nuk isha në gjendje ta tregoja historinë deri në ditën e sotme”, shprehet nëna e tij 36 vjeç. “Ai lindi i vdekur pa gjak por tani është i ulur këtu pranë meje duke më buzëqeshur”, shton Katy.
“Me kuptimin e plotë të fjalës, doktorët e kthyer atë në jetë. Nuk do të jem kurrë në gjendje ti falënderoj ata mjaftueshëm për këtë dhuratë të mrekullueshme”.