Nuk eshte nje perralle – eshte skeleti i pare i plote antik i nje personi me gjigantizem qe eshte zbuluar afer Romes.
Me gjatesine e tij prej 2.02 metrash ky burre duket te kete
qene nje gjigant ne Romen e shekullit te trete, ku nje burre ishte
mesatarisht 1.67 metra. Ne kontrast me kete, burri me i gjate ne ditet e
sotme eshte i gjate 2.51 metra.
Gjetja e ketyre skeleteve eshte shume e rralle pasi vete
gjigantizmi eshte shume i rralle. Te prekur nga kjo, ne ditet e sotme
jane vetem 3 persona ne nje milion. Kjo fillon qe ne femijeri, kur nje
gjender hipofize qe nuk funksionon si duhet shkakton nje rritje jo
normale.
Dy skelete pjesore, nje nga Polonia dhe nje tjeter nga Egjipti,
jane identifikuar me pare si raste te mundshme te gjigantizmit, por
rast i gjetur ne Rome eshte rasti i pare i qarte nga e kaluara.
Drejtuesja e ketij studimi eshte Simona Minozzi, nje paleopatologe ne
Univerisitetin e Pizes en Itali.
Skeleti i pazakonte eshte gjetur ne vitin 1991 gjate nje
germimi ne nje nekropolis ne Fidanae, nje territor qe menaxhohej ne
menyre indirekte nga Roma.
Ne ate kohe, Archaeological Superintendence of Rome, qe
drejtonte projektin, vuri re qe varri I keti burri ishte shume I gjate.
Vetem pas nje ekzaminimi te mevonshem antropologjik, qe edhe kockat e
tij u zbuluan te ishin te pazakonta. Pak me pas, ato iu derguan grupit
te Minozzi-t per analiza te metejshme.
Per te zbuluar nese skeleti kishte gjigantizem, ekipi ekzaminoi
kockat dhe gjeti te dhena te demtimit te kafkes te lidhura me nje tumor
hipofizar, qe percan gjendren e hipofizes, dhe qe kjo shkakton
prodhimin e tepert te hormonit te rritjes.
Zbulime te tjera, si per shembull gjymtyre me gjatesi
disproporcionale, dhe te dhena qe tregonin qe kockat vazhdonin te
rriteshin edhe ne moshe te rritur, mbeshtesin diagnozen e gjigantizmit.
Vdeka e tij e hershme, besohet ne moshen 16-20 vjecare, mund te
kete gjithashtu lidhje me gjigantizmin, qe eshte e shoqeruar me
semundjet kardiovaskulare dhe problemet e frymemarrjes. Minozzi
megjithate vuri ne dukje qe arsyeja e vdekjes mbetet ende e panjohur.
Charlotte Roberts tha qe ajo eshte e bindur me diagnozen, por do te deshironte te dinte me shume.
“Nuk mund vetem te studiohet semundja. Duhet pare
edhe impakti me i gjere, se si njerezit funksiononin ne shoqeri, dhe
nese ata jane trajtoheshin ndryshe nga te tjeret.” – tha Roberts.
Gjerat qe jane te varrosura me nje trup, mund te ofrojne te
dhena ne rolin e personit ne jete dhe se si trajtoheshin ato ne
komunitetin e tyre.
Megjithate gjigandi eshte gjetur pa artifakte ne varrin e tij.
Minozzi tha qe ne fakt varrosja e tij ishte tipike e asaj kohe, qe
sugjeronte qe ai ishte i perfshire si pjese e shoqerise.
“Ne nuk dime asgje ne lidhje me rolin apo prezencen e
gjiganteve ne boten e Romes.” – tha ajo. “Vetem qe perandori Maximinus
Thrax ishte pershkruar si nje ‘mal njerezor’”.