Makina më e vjetër në botë që ecën ende është shitur për 4.62 milion dollarë, tetë herë më shumë se çmimi me të cilin ishte nxjerrë në ankand. Blerësi i makinës unike 1884 De Dion Bouton et Trepardoux Dos-a-Dos Steam Runabout ose siç njihet ndryshe La Marquise, e prodhuar në vitin 1884 ka preferuar të mbetet anonim.
Makina 127-vjeçare kap një shpejtësi maksimale prej 60km/h. La Marquise është makina që ka fituar garën e parë në botë për makina.
Ajo ka pasur gjithsej 4 pronarë dhe është restauruar dy herë.