Forumi Kuq E Zi
Numri i mallkuar 666 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Numri i mallkuar 666 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Numri i mallkuar 666 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Numri i mallkuar 666 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Numri i mallkuar 666 Empty Numri i mallkuar 666 17/5/2011, 21:58

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Numri 666, te shumë popuj, përgjithësisht, konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon të keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, gjegjësisht, çdo gjë që ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës.

Jo vetëm te popullata e zakonshme, por në botë ekzistojnë shumë vëllazëri magji-zeze që këtë numër e kanë si kod të kontaktit ritual të nënshtrimit ndaj forcave të errëta, e që konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt së mirës.
Edhe pse, që nga kohët e lagëta, e deri te ditët e sotme, me këtë numër manipulohet mjaft, shumica prej nesh nuk e dinë burimin e saj të vërtetë. Në fakt, numri i mallkuar 666 për herë të parë përmendet në Dhjatën e Re, ku në lidhje me të thuhet se: "...nëse doni të kuptoni, duhet ta përllogaritni numrin e bishës, sepse ai numër është numri i njeriut dhe numër është 666".

Sipas intepretimeve të vjetra, "Egërsira e madhe 666", apo ndryshe "ANTIKRISHTI", një kohë të gjatë duhet të sundojë me njerëzimin dhe ky sundim do të zgjasë në paraqitjen e sërishëm të JEZUSIT, i cili, pasi të shfaqet në tokë, do ta mposhtë atë duke e shpëtuar njerëzimin nga ky kataklizëm që e priste. Pas kësaj periudhe, do të mbretërojë një etapë e re e artë e pakohësisë. (ku nuk do të ekzistojë koha).

Identiteti i personalitetit të mallkuar bishë, me shekuj ka qenë objekt i spekulimeve sensacionale. Duke shfrytëzuar sistemin antik të numerologjisë, çdo gjeneratë ka tentuar ta gjejë numrin 666 në emrat apo në detajet tjera biografike të personaliteteve të shquara historike që janë dalluar me veprat e tyre mizore. Ky fokus, më së shumti ishte i përqendruar tek pushtuesit dhe sundimtarët tiranë, diktatorët e ndryshëm, si dhe prijësit e mëdhenj ushtarakë të historisë njerëzore. Një kohë të gjatë, si prioritet në "top listën" e personaliteteve më të egra të historisë njerëzore ka qenë imperatori i çmendur romak NERONI. Ai, përpos faktit se, sipas rregullave të numerologjisë, për të përmbushur kriterin e vlerës së 666, emrit të tij i mungonte dhe një germë "N", ai, sot e kësaj dite, ende e mban këtë prioritet. Me një keqardhje ndaj kundërshtarëve të shumtë të tyre, Napoleoni, Hitleri dhe Stalini kanë rënë nga kriteret e këtij klasifikimi numerologjik. Në vitet e fundit, mbreti i pakurorëzuar i prapësisë, egërsisë dhe të keqes, okulisti Alister Krol, themeluesi i vëllazërisë magji-zeze, e quajtur "Agimi i artë", i cili ka vdekur më 1947, sinqerisht ka besuar se pikërisht ai është "egërsira Antikrisht" që fshihet prapa numrit 666. Vetë, me plot krenari, publikisht nënshkruhej si "Egërsira e madhe 666", ose si "TOMEGA THERION", që nga gjuha greke do të thotë egërsirë apo bishë, e që sipas sistemit hebraik të përllogaritjes numerologjike, përfitohet numri 666. Numri 666 mund të haset edhe në simbolikën e vëllazërive të ndryshme masonerike, të cilën ata e kanë shprehur si identitet edhe në nivele publike me karakter shtetëror. Ta zëmë, konstruksioni artistik i piramidës së madhe e ndërtuar nga qelqi dhe profilet e hekurit në hyrje të muzeut të LUVRIT në Paris, përbëhet nga 666 dritaret qelqore dhe e njëjta është ndërtuar me urdhër të vetë presidentit francez Zhak Shirak.

Në anën tjetër, okulistët dhe përkatësit e vëllazërisë shpirtërore tejet të përhapur në botë e quajtur "Newage" (Gjenerata e re), në kërkim të instuticioneve zyrtare që përputhen me numrin e mallkuar, kanë regjistruar se shërbimi postar i Britanisë së Madhe në ishujt e Foklandës, më vitin 1982, ka pasur numrin 666, ndërsa një komentim më autentik të mundësisë së lidhjes shtetërore britanike me këtë numër e ka dhënë burrështetasi dhe politikani anglez Tomas Mekolli. Ai konstatonte se "bisha numerike biblike" është e fshehur prapa institucionit të njohur shtetëror britanik me 666 anëtarë. Këtu Mekolli e kishte fjalën për Parlamentin e Britanisë së Madhe, i cili, me deputetët dhe gjithë personelin tjetër teknik të punësuar në të, numëron gjithsej 666 njerëz të angazhuar.

Ndoshta kjo hamendje na duhet paksa e tepruar, por shumica sot, mendojnë se Mekolli s'ka gabuar edhe aq.

Në fund, droja e këtij viti për përputhshmërinë e datës 06.06.2006, me simbolikën e numrit 666, edhe përpos publicistikës së madhe, nuk u tregua i saktë, por, ende mbetet e paqartë se, pse mediat e posaçërisht ato me renome të madhe botërore kësaj besëtytnie, i dhanë një rëndësi të madhe? Mos ky fakt e dëshmon edhe më bindshëm realitetin kaherë të njohur se mediat e mëdha botërore vërtet janë të kontrolluara nga masoneria elite globale???!

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons