Pak ditë pas dyshimeve per trukime që qarkullojnë në bazë të përgjimeve telefonike në Greqi ku përmendet ish-trajneri i përfaqësueses sonë, kroatit Josip Kuzhe, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Ai ka hedhur poshtë gjithcka duke e quajtur të gjithën këtë “një përbaltje e nxituar që i bëhet kombëtares sonë”.
“Realisht nuk më pëlqen nxitimi për të përbaltur dhe akuzuar Kombëtaren shqiptare në bazë të thashethemeve që mund të kenë ndodhur në Greqi apo ndonjë vend tjetër. Kam bindjen e plotë që Kombëtarja shqiptare nuk ka trukuar asnjëherë. Trajneri nuk luan futboll, që ai të bëjë dicka duhet të komunikojë me futbollistët, i njoh të gjithë ata që përfaqësojnë Shqipërinë dhe nuk kanë manipuluar kurrë. Kombëtarja nuk është e Dukës apo Kuzhes, por e gjithë shqiptarëve. Më vjen keq që po nxitohemi dhe denigrojmë edhe një gjë të mirë që kemi”, tha Presidenti i FSHF, Armando Duka.