Përmes një konfrence për shtyp, të zhvilluar në mesditë, italiani i pankinës kuqezi i ka paraprirë zborit 5-ditor të elementëve të spikatur të kampionatit shqiptar, kandidatë për ekipin kombëtar.
Gianni de Biasi ka qartësuar pikëpamjet e tij për këtë grumbullim, që starton në fakt eksperiencën e tij në krye të kombëtares shqiptare.
“Unë do të mësoj këto pesë ditë se cfarë më ofron kampionati shqiptar. Pas këtyre 5 ditëve do të kem
Dyert e përfaqësueses janë të hapura për të gjithë ata që kanë aftësinë për të qenë pjesë e saj
Gianni de Biasi
Trajner i kombëtares shqiptare një ide më të qartë për lojtarët që më duhen më pas. Sipas idesë sime, dyert e përfaqësueses janë të hapura për të gjithë ata që kanë aftësinë për të qenë pjesë e kësaj përfaqësueseje. Kjo është dicka shumë demokratike dhe meritokratike, kush e meriton do të jetë”, ka deklaruar De Biasi.
“Sigurisht që të gjithë lojtarët që luajnë jashtë do të jenë nën vëzhgimin tim dhe të ndihmësve të mi, por gjithësesi nuk do të kemi mundësinë t’i vëzhgojmë të gjithë. Duke qenë se ndeshja e radhës do të jetë më 29 shkurt, mendoj se edhe koha fizike nuk na e lejon e si rrjedhojë do të vazhdoj të vëzhgoj lojën e tyre nëpërmjet dvd-ve”, ka shtuar trajneri.
Në grumbullimin e tij të parë si kreu i pankinës kuqezi, De Biasi do të ketë në disozicion plot 27 lojtarë, të cilët aktivizohen në klubet e Kategorisë Superiore. Ata do të jenë nën urdhrat e italianit për 5 ditë.
Të dielën do të kryhen dy seanca stërvitore, kurse të hënën vetëm një. Ndeshja e parë që De Biasi do të udhëheqë kuqezinjtë do të jetë miqësorja e 29 shkurtit me Gjeorgjinë.
Kombëtarja
Shqipëria trukohej në Greqi
Nuk ka para për stadiumin e ri
Renditja e FIFA-s, Shqipëria e 77-a