Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një deklarate për shtyp ka theksuar se nuk është aspak e shqetësuar për lajmet në media për trukimin e ndeshjeve të kombëtares shqiptare.
Sipas FSHF bisedat e publikuara nuk mund të përdoren si argument për hedhur mjegull e hije dyshimi mbi përfaqësuesen kuqezi.
Drejtuesit e FSHF kanë shprehur besim të plotë te skuadra kombëtares dhe përvec kësaj ata janë të bindur se kurrë asnjëri prej atyre futbollistëve që kanë veshur fanelën kuqezi nuk mund ta mendojë një gjë të tillë.
Në fund Federata Shqiptare e Futbollit është e hapur, transparente dhe e gatshme të vendosë gjithcka në dispozicion të drejtësisë.
“Federata ka qenë e do të jetë bashkëpunuese me të gjithë ata që respektojnë ligjet, duan futbollin dhe adhurojnë Kombëtaren”, thuhet në deklaratë.
Kombëtarja
Zbardhet biseda me Kuzhen
Kombëtarja, De Biasi nis punën
Shqipëria trukohej në Greqi