Rusia i ka bërë ofertë SHBA-së, që të marri pjesë në projektplanin global të titulluar: “Strategji Mbrojtëse për Tokën”.
Kjo marrëveshje, parashikon dhe përfshin në projektplanin e saj, një kombinim sistemi raketash mbrojtëse, me qëllim krijimin e një rrjeti mbrojtës të hapësirës ajrore të dy vendeve.
Sistemi mbrojtës, nuk duhet të përqendrohet me raketat e tij, vetëm ndaj asteroideve, por edhe “sulmeve” të mundshme të trupave jashtëtokësore si dhe vetë Jashtëtokësorëve!
Sipas NASA-s, në një distancë shumë të afërt me Tokën –distancë kërcënuese e sigurisë së planetit tonë- ndodhen mbi 981 objekte hapësinorë, për të cilat NASA, nuk jep asnjë detaj.
Pak a shumë Sistemi i Raketave Mbrojtëse, ishte i njohur, pasi Amerikanët, e reklamuan atë në mënyrën më të mirë, duke u kërkuar disa shteteve të ish-bllokut komunist, që të vendosnin aty këtë sistem.
Reagimi i Rusisë ishte i menjëhershëm. Por, për Sistemin Mbrojtës të Hapësirës së Tokës, nuk kishim asnjë të dhënë zyrtare, por veç qarkullonin fjalë, për ekzistencën e disa super armëve sekrete. Fjalë të cilat përgënjeshtroheshin çdo herë nga qarqet e njohura shkencore.
Tashmë këto zëra, po marrin jetë, duke i paraprirë çdo imagjinate apo mëdyshjeje, pasi zbulimi mbi ekzistencën e këtyre armëve, përkon me një të vërtetë të fuqishme, ndaj kush e kuptoi e kuptoi…