Forumi Kuq E Zi
Lufte ne Europe ne vitin 2018.! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lufte ne Europe ne vitin 2018.! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Lufte ne Europe ne vitin 2018.! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lufte ne Europe ne vitin 2018.! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lufte ne Europe ne vitin 2018.! 03lufta_0311111414_1
Historiani britanik, Dominic Sandbrook parasheh se në vitin 2018 në Europë do të shpërthejë një luftë e madhe. Skenari i tij parasheh invadimin e Francës në Britani, hyrjen e Gjermanisë në Greqi dhe marshimin e tankeve ruse në vendet baltike, transmeton Dayli Mail.

Sandbrook pohon se në këtë luftë Franca do të sulmojë Britaninë, tanket ruse Letoninë, ushtria gjermane Greqinë.

Pas deklaratës së kancelares gjermane, Angela Merkel, se dështimi i euros do të mund të provokojë luftë në Europë, Sandbrookpohon se “lufta edhe ashtu është para derës” dhe se do të fillojë më 29 tetor të vitit 2018.

Ky historian parasheh se gjatë shkurtit të vitit 2012 protestat kundër masave të kursimit në Greqi do të shndërrohen në luftë nëpër rrugë dhe se një muaj më vonë Greqia do të shpallë se tërhiqet nga eurozona.

Pas kësaj do të pasojë shkatërrimi i bursave europiane, që, sipas pohimeve të tij, do ta shfrytëzojnë gjermanët për fillim të “okupimit të Greqisë”.

Në verën e po këtij viti nisin problemet edhe në Itali. Protestat masive në qytetet e mëdha do të shndërrohen në kryengritje të vërtetë të popullit dhe Slvie Berlusconi do të dërgojë ushtrinë për të vendosur rendin, konsideron ai.

Pas bombave të para në bakat e Romës, Milanos e të Torinos, Berlusconi do të kërkojë ndihmë nga Europa, kurse thirrjes së tij do t’i përgjigjet vetëm Nikolla Sarkosy, i cili kolegut të tij italian do t’i dërgojë ndihmë 15 m,ijë ushtarë francezë.

Në korrik të vitit 2012 në një bankë të Frankfurtit vriten tre persona, kurse një muaj më pas 15 njerëz do të vdesin në Dublin. Gjatë shtatorit nga shpërthimet në gjithë Londrën do të vdesin 36 persona, parasheh Sandbrook.

As viti 2013 s’do të jetë më më i mirë. Në samitin e fundit të BE-së në Bruksel, në mars të vitit 2013, popujt më të vegjel europian do të nisin kundërshtimet ndaj kërkesës së Gjermanisë që të miratohen masa edhe më rigoroze kursimi.

Tensionet do të përfshijnë gjithë Europën. Skinheadsit e marrin punën në duart e veta në Madrid e Budapest, ku të huajt dhe imigrantët janë viktima të dhunës.

Në pranverë të vitit 2014 në Spanjë gjatë protestave të përgjakshme do të vdesin 63 persona, por opinioni do të jetë më i preokupuar me zhvillimet në lindje.

Kriza në Letoni mbërrin kulmin – papunësia është më e madhe se 35 për, dhe duke qenë çdo i treti banor i këtij vendi me përkatësi kombëtare rus, frustrimi ekonomik shndërrohet shpejt në konflikt ndërnacional.

Pas disa ditësh konfliktesh të përgjakshme rrugëve të Rigës, më 12 gusht të vitit 2015 ushtria ruse kapërcen kufirin leton. “Rusët kanë ardhur që të kthejnë paqen” , do të thotë më 2015 Vlladimir Putin në Letoni, por popullit të vet do t’ia thotë “të vërtetën për situatën”.

“Kriza europiane është rast për Rusinë. Ditët e poshtërimit janë pas nesh, perandoria jonë do të përtërihet”, do t’u thotë Putin rusëve.

Europa dhe NATO-ja nuk u “lodhën” shumë që t’i ndihmojnë Letonisë, kështu që trupat ruse gjashtë muaj më vonë hyjnë në Estoni, kurse në mars të vitit 2016 edhe në Lituani, Bjellorusi dhe Moldavi.

Në verën e të njëjtit vit Sarkosy, duke e parë veten si një “reirkanim të Napoleonit”, do të ndryshojë Kushtetën e Francës në mënyrë që për herë të tretë me radhë të mund të zgjidhet president.

“Kriza u shfaq në Londër”, do të thotë Sarcozy gjatë intervistës në televizionin francez në gusht të vitit 2016. Luftës së përgjithshme, parasheh Sandbrook, do t’i paraprijë fjalimi i tij në Vichy pesë ditë para Krishtlindjeve katolike më 2016, duke bërë me dije se të gjithë në BE duhet të pranojnë euron, dhe se “britanikëve duhet t’u thuhet se vendin e kanë në Europë, qoftë edhe me forcë”.

Tensionet shtesë midis Francës dhe Britanisë do të ndodhin pas shpërthimit të konflikteve në Belgjikë ndërmjet valonëve e flamanëve. Britania do të dërgojë në Belgjikë forcat paqeruajtëse, por forca do të dërgojë edhe Sarcozy.

Konflikit ndërmjet Britanisë e Francës në Belgjikë do të jetë shkas për luftë dhe do të shkaktojë invadimin e Francës në Britani në vitin 2018.

Në anën e Francës do të rreshtohen Spanja e Italia, kurse financiarisht do ta ndihmojnë gjermanët dhe rusët. Britanikët do të mbesin fill vetëm meqë do t’i braktisen edhe nga amerikanët.

Në Skoci pastaj 70 për qind e qytetarëve në një referendum do të deklarohen për pavarësi, kurse IRA e vërtetë sërish, gati çdo ditë, bën sulme me bomba në Irlandën Veriore.

“Koha është të fshijmë njollën nga Vaterllo”, do të thotë Sarcozy dhe do të fillojë invadimin e Britanisë, e cila më 2017, për shkak të pakësimit të buxhetit, do të ketë vetëm 875 mijë ushtarë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons