Forumi Kuq E Zi
ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT (3) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT (3) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT (3) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT (3) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sukseset në fushën shkencore

Lirisht mund të thuhet se alkimistët ishin më shumë se "prodhues ari" dhe magjistar! Ata i dhuruan botës, artin e shkencës - ishin pionierë në shërbim të saj. Megjithëse ata, veprimtaritë e tyre i bazonin në katër elementet themelor ambiental (dhe të pestin, elementin eterik - akashën, që konsiderohet elementi fillestar krijues ose elementi i (para)origjinës), një numër i konsiderueshëm i elementeve kimik që sot shkenca i njehe (gjithsej 114 - natyral dhe artificial), janë produkt, janë zbulimi i alkimistëve. Gjithashtu, edhe shumë pajisje që edhe sot e kësaj dite përdorën në laboratorë të ndryshëm, sikurse janë epruvetat nga qelqi, janë zbulimi i alkimistëve, si dhe shumë zbulime të tjera të suksesshme pa të cilat shkenca e sotme do të ishte tejet e varfër.
Ishte Paracelsusi (Philippus Aureols), mjeku dhe alkimisti antik, i cili analizoi trupin e njeriut dhe e konsideroi atë si një sistem të proceseve kimike dhe erdhi në përfundim se lëndë kimike të përfituara nga bimët ndikojnë në trupin e njeriut dhe mund ta shërojnë atë. Ishte ky sinjali i parë prej të cilit lindi kimia farmaceutike dhe mjekësia shëruese alternative (fitoterpia).
Në librin e tij të vitit 1536, "Medikamenti i mrekullive të mëdha", Paracelsusi përshkruan bazamentin e hulumtimit të qelizave, një çelësi i teknologjisë së shekullit 21: "Zemra shëron zemrën", mushkëria shëron mushkërinë, shpretka shëron shpretkën; e njëjta shëron vetën." Asgjë tjetër nuk bënë as terapia qelizore: qelizat e marra nga pacienti, përgatitën në laborator, dhe sërish injektohen në organin e dëmtuar. I njëjti princi vlen edhe sferën e transformimit shpirtëror - është mendja ajo që shëron, forca jonë e brendshme, janë mendimet pozitive baza shëruese e të gjitha deformimeve psikike, pra ne jemi shërues të vetvetes, siç jemi edhe kreator të ardhmërisë - të lumtur ose plot vuajtje, varësisht prej kahjes së mendimeve. Dhe sërish po rikthehemi tek zanafilla, tek ligji i Hermesit, tek "Bibla e hermetizmit": "Si poshtë ashtu edhe lartë..." Dukja e botës suaj të jashtme është pasqyrim i botës suaj të brendshme i botës së mendimeve. Mendimet janë zanafilla e çdo gjëje, e të gjitha proceseve psiko-fizike. Të menduarit është burim i një aksioni, energji, prej të cilës edhe çdo gjë fillon, një mekanizëm, që vë në lëvizje të gjitha proceset pasuese, pozitive apo negative, të brendshme apo të jashtme.
Alkimisti dhe mjeku francez, Jean-Baptiste Denys pohonte se kishte zbuluar një barë që shëron sëmundjet shpirtërore. Ishte i pari që injektoi gjakun e kafshëve tek njeriu - një të sëmuri psikik, një djaloshi të ri, ia injektoi gjakun e deles. Edhe pse djaloshi nuk u shërua, megjithatë, me përpjekjet e tij, Denys u bë njeriu i parë në historinë e njerëzimit që praktikoi transfuzionin e gjakut, mënyrë kjo e domosdoshme në mjekësin e sotme.
Mjaftë shumë është në praktikim e sipër, në fushën e hulumtimeve të shkencës së mjekësisë, edhe elementi më i dashur i alkimistëve, elementi më me vlerë, pasqyrimi i shkëlqimit dhe pastërtisë, përsosmërisë së Perëndisë - ARI. Në kohët e lashta ari konsiderohej si simbol i zemrës së njeriut dhe fuqisë së Zotit. Rëndësia dhe domethënia e veçantë e arit për njeriun, nuk është zbehur aspak as në ditët sotme. Ari sot është barometër matës i zhvillimit ekonomik të një shoqëria. Rezervat e depozituara të arit, janë siguria më e mirë e një shteti. Në raste krizash ekonomike, atëherë kur kartëmonedhat kthehen në letra pa vlerë dhe nuk luajnë më asnjë lloj roli, të gjithë kërkojnë që të gjejnë strehë te shkëlqimi verbues i arit.
Ari, po ashtu është ndër stolit më të preferuara të njeriut, në veçanti i adhuruar tejet shumë nga gjinia e bukur - zbukuruesi më i preferuar i qafës, dorës, gishtit. A mund të paramendohet një martesë pa prezencën e këtij metali të çmuar?! Edhe në manifestime të ndryshme, e në veçanti në sport, garuesi më i mirë përherë nderohet me medalje të artë. Edhe personalitetet më të famshëm botërore dekorohen me medalje të artë. Pra në planin material, ari merr formën e simboleve të ndryshme, por edhe në planin shpirtëror ari e ka po atë vlerë! Sa e sa herë kemi dëgjuar të vlerësohet mendimi i dikujt si i artë! Vepra e tij e artë... punë e artë... por edhe nderimi i një njeriu të dashur e të çmuar, të cilin, nga respekti që kultivojmë ndaj tij, i japim epitetin më të lartë, duke e konsideruar si - mikun/eshën e ARTË!
Edhe në figurat e pikturuara të shenjtorëve, gjegjësisht rreth kokës së tyre, gjithnjë shihet një aureolë i shkëlqyer, një kurora e ndritshme ngjyrë ari, simbolikë e amshueshmërisë.
Por të kalojmë tek praktikimi i këtij metali me kaq shumë vlera, në fushën e shëndetësisë. Sot shkenca ka arritur që arin ta kthej edhe në tableta, për trajtimin e sëmundjeve të artritit reumatik, si terapi për luftimin e qelizave kancerogjene, sëmundjes së AIDS-it etj. Hulumtimet dhe eksperimentimet e shumta kanë dëshmuar se strukturat e këtij elementi në mënyrë ideale i transportojnë nëpër trupin e njeriut lëndët (materiet) shëruese. Bile ari vlerësohet të jetë edhe si mjet shumë i përshtatshëm për transportimin e gjeneve deri në qelizat e njeriut. Athua është ky metal lënda e parë për "Gurin e dijes", i cili na udhëzon drejt "eliksirit të përjetësisë"? Alkimistët nuk patën sukses në zbulimin e tij, megjithatë rezultatet e sukseset e tyre në shumë fusha po i përjetojmë dhe shijojmë ne sot!
Me 21 korrik të vitit 1969, raketa "Saturn V" që po dërgonte për herë të parë njerëz drejt satelitit tonë - Hënës, startoi falë zbulimit të alkimistit arab, Abu Musa Dshabir ibn Hayyan. Ky alkimist që në shekullin e 8, të erës sonë, arriti të prodhoj për herë të parë acidin nitrik, acid i cili përjetoj një karrierë të jashtëzakonshme, dhe deri para pak vitesh ishte pjesë përbërëse e karburantit të raketave.
Shumë herët, para se rryma dhe poçet elektrike në dhomat tona ta transformonin natën në ditë, alkimisti Hennig Brand, në vitin 1669, duke kërkuar "Gurin e dijes", nga eksperimentet e bëra me urinë, zbuloi një lloj drite tjetër, dritën artificiale - fosforin, elementin e parë kimik të kohës së re. Më vonë u pa se kjo lëndë është më shumë se sa një burim drite për llamba nate. Me fosfor zhvillohen shumë më mirë dhe më shpejtë edhe bimët. Sot fosfori shërben si lëndë bazë për përfitimin e fosfateve , një përbërës elementarë i plehut kimik.
Në kërkim të një lëndë absolutisht të pastër, e perfeksionuan alkimistët artin e distilimit, dhe arritën të përfitojnë alkoolin e pastër. Ata zbuluan për herë të parë një substancë, me të cilën, përveç dezinfektimit, mund të tretej, pastrohej rrëshira, vaji dhe përbërës tjerë të kësaj natyre - asokohe shihej si mrekulli, ndërsa sot, gjë e rëndomtë por dhe e domosdoshme në përditshmëri.
Automobil pa bateri startuese (akumulator) - për kohën e sotme e pamundur! Por edhe bateri pa acid sulfurik, pothuajse e parealizueshme! Sot në botë prodhohen rreth 130 milion tonelata të këtij acidi. Me emrin Vitriol (lat. Vitrum - qelq) njihet që moti, dhe përmendet edhe ne shkrimet e alkimistit të njohur arab, Abu Musa Dshabir ibn Hayyan, që kishte zbuluar edhe acidin nitrik. Mënyra e prodhimit, përmendet edhe ne shkrimet e alkimistëve, Albertus Magnus (1200–1280) dhe Basilius Valentinus (1600). Mirëpo, kërkimet e para shkencore për këtë acid dhe përdorimi i tij për nevoja praktike u realizua nga farmacisti, kimisti dhe alkimisti i njohur gjerman, Johann Rudolph Glauber (1604 -1670). Glauber ishte edhe themeluesi i fabrikës së parë kimike në botë, dhe njeriu i parë që kiminë e bëri profesion jetësor.
As fishekzjarrët me ngjyra të lloj-llojshme që sot zbukurojnë qiellin në festa e manifestime të ndryshme, nuk do t'i kishim sot pa ndihmën e alkimistëve! Ky pluhur i zi (barut) u zbulua nga alkimistët kinez që në vitin 1044, por u perfeksionua përbërja e tij nga nitrat kaliumi, qymyri-druri dhe acidi sulfurik, nga alkimisti me pseudonimin Marcus Graecus. Meqë Kisha ndalonte veprimtarit alkimiste, shumë alkimist në atë kohë, veprat e tyre i shënonin me pseudonim. Edhe libri, "Liber ignum ad comburendos hostes" - Libri mbi zjarrin për t'i djegur armiqtë, u shkrua me pseudonimin e Marcus Graecus-it. Me recetat e tij, Marcus Graecus u bë edhe babai i këtij lloji eksplozivi. Tek më vonë, kur u zbulua dinamiti (në vitin 1886 nga kimisti suedez, Alfret Nobel, i njohur në të gjithë globin për fondacionin e "Çmimit Nobel") dhe TNT-ja (i zbuluar në vitin 1863 nga kimisti gjerman, Jospeh Wilbrand), ky pluhur i zi mbeti nën hijen e tyre.
Që në antik, alkimistët arritën të zbulojnë procesin e galvanizimit (veshjen e një sendi me një shtresë të hollë metali që nuk ndryshket). Sot, me këtë proces, shumë mjete të ndryshme dekorohen (shtresohen) në dukje të jashtme, që nga rubineti e deri tek bizhuteritë e lloj-llojshme. Procesi i galvanizimit në esencë, megjithatë, ka mbetur i njëjtë që nga antika.
Me gjithë sukseset e alkimistëve (në mesin e të cilëve kishte koka gjeniale) që, siç e kemi cekur edhe më lartë, konsiderohen hulumtuesit e parë në histori, e të cilët bënë shumë zbulime të rëndësishme të pranuara edhe nga shkenca bashkëkohore e që sot gjejnë zbatim praktik pothuajse në secilën fushë të jetës, duke filluar nga dekoret personale, kuzhinat, automjetet e deri tek industria e rënd, prapë se prapë, puna e tyre, veprat e tyre janë margjinalizuar dhe pak kush merr guximin të diskutoj për to, veçanërisht në rrethe intelektualësh - thjesht, nga frika se do të bëhet objekt përqeshjeje. Mirëpo, këta njerëz me bindje të njëanshme, që mendojnë se shkenca e kompjuterëve do t’i zgjidhë të gjitha dilemat tona, mashtrohen shumë keq! Shkenca nuk është shkop magjik! Shkenca është vazhdimësi m'u e këtyre traditave të vjetra hermetike. Ishin njohurit e kohërave të vjetra, arti i popujve antik, që gërshetonin në vete: misticizmin, filozofinë, religjionin etj., shkëndijat e para, flaka që mbajti pishtarin e ndezur, burimi i sukseseve të shumta me të cilat sot krenohet shkenca. Andaj, unë mendoj, se çdo hap i hedhur i shkencës drejt njohurive të reja në botën e madhërishme dhe plot sekrete të natyrës (që njeriut i janë të shpalosura vetëm pjesërisht), çdo zbulim që arrin ta bëjë ajo, në mos asgjë tjetër, së paku ta kthej kokën prapa dhe ta falënderoj burimin. Po e përfundoj këtë shkrim me një thënie të mrekullueshme të njeriut ton të madh, me trupi, mendje e shpirt, z. Daut Demaku: "KUR PI UJË, KUJTO BURIMIN!"

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons