Një studim i ri tregon se njerëzit që jetonin në zonën e Perusë së sotme përdornin kokoshkat 2000 vjet më herët nga sa mendohej. Nga zbulimet e fundit rezulton se në fakt njerëzit e bregdetit përdornin ushqime me bazë misri që 6700 vjet më parë.
Të dhënat u përfituan pas analizimit që iu bënë disa koçanëve të misrit, lëvozhgave, thekëve dhe kërcellëve të zhgroposur së fundmi në sitin arkeologjik të Paredones dhe Huaca Prieta në brigjet veriore të Perusë.
Provat e mëparshme tregonin se misri përdorej si ushqim 5000 vjet të shkuara dhe ishin mbledhur prej të ashtuquajturave Microfosile ose mbetje mikroskopike që ishin mjaft të vogla për të dhënë shumë informacion.