Një ish- marinar amerikan ka marrë 7.5 milion dollarë kompensim pasi një aksident në Kaliforni detyroi mjekët që t’i shkurtojnë penisin me 3.8 centimetër.
I sapomartuari Matthew Wall u lëndua pas një aksidenti dhe iu dëmtuan nervat dhe kocka pubike. 27 vjeçari iu nënshtrua një operacioni rikonstruktues dhe pas tij, penisi i ishte shkurtuar me 3.8 centimetër.
Një juri vendosi që ai të marrë si kompensim 7.553.000 dollarë për dhimbjen, vuajtjen, pagesat mjekësore dhe humbjen e të ardhurave.
Zoti Wall po i jepte motorit të tij për të shkuar në punë kur u godit nga një autobus i një showroom-i makinash aty pranë.
Kompania e makinave që duhet të paguajë faturën, thotë se do e apelojë vendimin.