Forumi Kuq E Zi
Wikipedia e fitoi një betejë ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Wikipedia e fitoi një betejë ! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Wikipedia e fitoi një betejë ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Wikipedia e fitoi një betejë ! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Wikipedia e fitoi një betejë ! 406355_356378144373613_141388129205950_1560870_1799425255_n
Wikipedia dhe faqet e tjera në Internet, që e ndërmorën protestën njëditëshe kundër rregullave për Internet në Shtetet e Bashkuara, duket se shënuan fitore në betejën e tyre për më tepër shqyrtim të kujdesshëm për atë se si do të komentohen ligjet.

Një stuhi e protestave nga aktivistët për liri të shprehjes, faqet e popullarizuara në Internet, dhe shfrytëzuesit e Internetit, kanë ndikuar që disa ligjvënës të Shteteve të Bashkuara, ta tërheqin mbështetjen e tyre për legjislacionin anti-pirateri në Internet. Në mesin e tyre gjenden edhe sponsorizues të propozimeve kundërthënëse.

Projekti “Ndale Aktin Piraterik Tash” i njohur me shkurtesën SOPA në Dhomën Përfaqësuese, dhe i ashtuquajturi “Projekti i Aktit të Pasurisë Intelektuale”, i njohur si PIPA, në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ishin prioritete të larta për lobistët nga kompanitë argëtuese, botuese, firmat farmaceutike, dhe të tjerët, që thonë se legjislacioni është kritik në reduktimin e piraterisë online.

Qëllimi i legjislacioneve është frenimi i qasjes në uebsajtet tejoqeanike, që në mënyrë piraterike shesin filma, muzikë, dhe përmbajtje të tjera të mbrojtura, kështu që kompanitë në Shtetet e Bashkuara, do të detyroheshin të mos bëjnë biznes me këto uebsajte.

Enciklopedia botërore online, Wikipedia, që është gratis, nuk punoi për një ditë të mërkurën, në shenjë proteste, ndërsa Google dhe të tjerët, përdorën shirita të zi censurues për të tërhequr vërejtjen te detajet në legjislacionet e propozuara.

Senatori Marko Rubio, republikan nga Florida, që është bashkësponsor i projektit PIPA, tha se ka vendosur ta tërheq mbështetjen e tij për këtë propozim.

Ai ka kërkuar nga lideri i shumicës në Senat, demokrati Hari Rid, nga Nevada, që t’i shtyjë planet për paraqitjen e legjislaturës për votim gjatë javëve të ardhshme.

Senatorët e tjerë amerikanë, që po ashtu thonë se tërhiqen nga mbështetja për projektin PIPA, janë republikanët Roj Blunt nga Misuri, Çak Grasli nga Ajova, Orin Haç nga Utahu, Xhon Buzman nga Arkanzasi dhe Xhon Kornin nga Teksasi.

Senatori Kornin tha se “është më mirë që kjo të bëhet në mënyrë të drejtë, sesa shpejt e në mënyrë të gabueshme” dhe shtoi se “përmbajtja e vjedhur është vjedhje, qartë dhe thjeshtë, por shqetësimet për dëmet e paqëllimshme në Internet dhe në inovacione në sektorin teknologjik, kërkojnë më tepër mendim të balancuar, që do të marrë më tepër kohë”.

Personi Endrju Rasiej nga Nju Jorku, ka ndihmuar në organizimin e protestave të rrugës kundër legjislaturës së propozuar, para zyreve në Nju Jork të senatorëve Çak Skumer dhe Kisrten Billibrand.

“Kongresi, me urdhër të parave të interesave speciale të përfaqësuara nga industritë për të drejtat e autorëve, po propozon ripërpilimin e Internetit, në mënyrë që është e dëmshme për industrinë tonë dhe për uebin e hapur. Nëse ata janë të suksesshëm, ata jo vetëm që do ta shkatërrojnë inovimin dhe investimet në kompanitë teknologjike, që po paraqiten në Nju Jork dhe çdokund tjetër. Ato në mënyrë të pakthyeshme e dëmtojnë arkitekturën në Internet dhe e forcojnë censurën në mbarë botën”, tha Endrju Raisej i cituar sot nga radio Evropa e Lirë.

Protestuesi Ian Basin, ka theksuar se nëse kjo legjislaturë miratohet në formën e saj aktuale, të gjitha uebsajtet do të mund të mbyllen për një shkelje të vetme të së drejtës së autorit, për shkarkim nga secili përdorues i faqes.

“Mendoj se kjo dërgon sinjal të gabueshëm për t’i dhënë qeverisë mundësi për t’i mbyllë uebsajtet. Uebi duhet të jetë medium i lirë, që promovon demokraci në mbarë botën. Kur Amerika përpiqet ta bindë Kinën dhe Iranin se ata nuk duhet t’i mbyllin faqet në ueb, ne nuk duhet të krijojmë shembull të keq”, tha Ian Basin.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons