Marilyn Davenport, një përfaqësues i rrymës ultra konservatore të “Tea Party”, i nisi bashkëpunëtorëve një fotografi të një familjeje majmunësh, ku këlyshi i majmunit kishte pamjen e presidentit Obama.
Imazhi shoqërohej me shkrimin: “Tashmë kuptohet përse presidenti nuk ka një certifikatë lindjeje”, një argument ku partia “Tea Party” është kapur shpesh pas këtij fakti për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e njeriut të parë me ngjyrë që drejton Shtëpinë e Bardhë.
Fotografia dhe ajo që ka shkruar përfaqësuesi i rrymës ultra konservatore Davenport është konsideruar me një përmbajtje të fortë raciste nga shumë amerikanë, ndërsa shteti i Kalifornisë i ka ndaluar politikanit të largohet nga shteti, pasi ndaj tij ka nisur një hetim.
Në bazë të kushtetutës amerikane, një president duhet të ketë lindur detyrimisht në tokën e SHBA-së për t’u zgjedhur në atë post. Sipas “Tea Party”, certifikata e lindjes së Obamës në ishujt Hawai, pjesë e SHBA-së, është e falsifikuar.