E nisin jetën seksuale që në moshën 15 vjeçe, ndërsa pohojnë se nuk lënë pa shfrytëzuar festat, mbrëmjet apo ekskursionet, për të kryer marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre. Madje, ata pohojnë se seks kryhet edhe në ambientet e shkollës, kryesisht në banjo dhe nëpër klasa. Ndërsa kanë deklaruar se nuk mungojnë as orgjitë, kryesisht në festa ku përdoret drogë. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga FORIS në 500 gjimnazistë të kryeqytetit. Parlamenti Rinor ka kërkuar që në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë të planifikojë një fond rezervë, me anën e të cilit të bëhet e mundur shpërndarja falas e kontraceptivëve në të gjitha shkollat e mesme të vendit.
Sondazhi
Sondazh është zhvilluar nga qendra FORIS në periudhën tetor-nëntor 2007. U anketuan 500 të rinj nga 12 gjimnazet më të mëdha të Tiranës, të moshave 16–19 vjeç. Dhe përgjigjet e vetë gjimnazistëve vërtetojnë atë që përflitet, për një “shthurje” të të rinjve edhe në ambientet e shkollave. Sondazhi ka nxjerrë se rreth 68% e femrave shprehen se do të preferonin të qëndronin të virgjëra deri në moshën 18 vjeç, por mund të kryenin marrëdhënie edhe më herët, nëse do të gjenin partnerin e duhur. Ndërsa meshkujt duken se janë më konservatorë, pasi 82 % e tyre kanë thënë se do të preferonin që të martoheshin me një femër të virgjër. Ndërsa kanë renditur si ndër arsyet kryesore për të kryer marrëdhënie seksuale nevojën biologjike, për t’u ndjerë të rritur, për status (meshkujt), për një hap tjetër të raportit, për të forcuar lidhjen, por edhe për kuriozitet. Kështu, 75 % e femrave kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 15-16 vjeç, ndërsa 52% e meshkujve kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 17-18 vjeç. Vetëm 7 % deklaron se ka informacion që kryhet seks edhe në ambientet e shkollës. Në këto raste, ambientet janë banjot dhe klasat. Rreth 63 % shprehen se mbas festave/ballove të ndryshme, të rinjtë kryejnë marrëdhënie seksuale. Në këto raste, vendet më të shpeshta janë në motel ose në makinë. 87% e atyre që deklarojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale, pranojnë se kanë kryer marrëdhënie gjatë ekskursioneve shkollore. Rreth 73% e të rinjve u shprehen se nëse kanë besim tek partneri i tyre, nuk përdorin prezervativë. 10 % u shprehën se përdornin prezervativë, por jo në çdo rast. 92% u shprehën se blerja e prezervativëve ishte një problem për ta (paragjykimi dhe çmimi). Vetëm 3% e atyre që deklaruan se kryenin marrëdhënie, pohuan se përdornin pilulat si kontraceptivë.