U publikuan imazhet e para të nxjerra nga producentët e filmit “007”. Bëhet fjalë për aventurën e radhës së James Bond, agjentit britanik.
Në fakt bëhet fjalë vetëm për disa foto të protagonistit, Daniel Craig, pasi filmi është ende në xhirime e sipër. “Skyfall” vendosi të publikojë imazhet e marra gjatë xhirimeve të një skene në Londër, një praktikë kjo e ndjekur për të tërhequr fansat e për t’i bërë marketing e filmit.
Fotot tregojnë Daniel Craig, i cili ndoshta për t’iu përshatur rolit, dhe "misionit të radhës të shpëtimit të botës" është dashur të shtojë disa kilogram, por edhe volumin e muskujve.