Modelja boshnjake me prejardhje nga Kenia ka një kohë të gjatë që argëtohet me futbollistin e famshëm, Lorik Cana. Ata takohen shpesh në Sarajevë dhe në Prishtinë, ku Daniella merr pjesë nëpër javët e modës, ndërsa gjithmonë duke u bazuar në atë çfarë shkruhet në mediat boshnjake ‘’Dnevniavaz & Svijet’’, çifti ka kaluar së bashku festat e fillimvitit në Romë, momente që modelja i ka shfrytëzuar edhe për shopping.
KUSH ËSHTË DANIELA MIJATOVIÇ
Një manekene ekzotike me prejardhje nga Kenia, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë njihet shumë si new Naomi Campbell apo pantera e zezë, një modele shumë profesionale jo vetëm në këtë vend. Bukuroshja boshnjake është zgjedhur ‘’Miss Turizmi BIH’’ në vitin 2003, kurse në vitin 2009 ajo është zgjedhur ‘’Miss Adriatik Europe’’, ndërsa në atë kohë ajo është argëtuar me basketbollistin Petro Kapisoda. Daniella nuk është aktive vetëm në Sarajevë, pasi shpesh udhëton në Austri dhe Milano për shkak të punës si modele, studion gazetarinë dhe në kohën e lirë merret me kick-boks. ‘’Pasi kam një lëkurë me ngjyrë, e kam ndier se si është të korrësh sukses në botën e modës, ndryshe nga modelet me ngjyrë të bardhë. Naomi Campbell për mua mbetet favorite, për faktin se lufton me tërë forcat të jetë më e mira dhe në shumë vende ndodh që të jemi bashkë në sfilata’’, ka treguar Daniella, e cila së shpejti pritet të shfaqet në një serial kroat që është xhiruar në Dubrovnik.
MESFUSHORI I LAZIOS, PËR SHKAK TË DANIELËS VIZITON SHPESH SARAJEVËN
Ashtu siç shkruajnë mediat boshnjake, modelja e njohur Daniella Mijatovic ka një kohë të gjatë që është lidhur me futbollistin e famshëm shqiptar, Lorik Cana, por që të dy deri më tani nuk e kanë komentuar lidhjen. Siç mësojmë, Lorik Cana viziton shpesh Sarajevën dhe qëndron me ditë të tëra, gjë që lë të kuptojë se mes tyre ekziston ndonjë simpati më shumë, ose edhe Daniella mund të gjendet në listën e femrave që do të kalojnë në duart e Canës vetëm si aventura.