Festivali i kafshëve në qytetin Basel të Zvicrës është i njohur për adhuruesit e kafshëve të rralla dhe specieve të rrezikuara, ndërsa sivjet si mysafir nderi në këtë festival po qëndron gjarpri i vetëm në botë albin me dy koka – i njohur me emrin Mince.
Mince i takon llojit të gjarpinjve Thamnophis, dhe me trupin e shndritshëm dhe sytë me ngjyrë të kuqe.
“Në botë janë gjithsej tetë gjarpinj albin me dy koka, por vetëm Mince bashkon këto dy karakteristika”, tha pronari i Minces Tom Beser, duke shtuar se, mund të fitojë para të majme me këtë zvarranik të çuditshëm.